Pandemia në 10 muaj, vaksina dhe ulja e infektimeve i jep shpresë Shqiperisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 10 marsi i vitit 2020, kur u zbulua rasti i parë me Covid-19 dhe deri më tani, kanë humbur jetën 1256 qytetarë, por mbërritja e vaksinës dhe mbi të gjitha ulja e infektimeve, i jep frymëmarrje vendit.

Nga Fernada Cenko

Në 10 muaj pandemi në Shqipëri, që nga dita e parë që u konstatua vdekja e 73-vjeçares nga Durrësi, në vendin tonë kanë humbur betejën me këtë virus 1256 qytetarë. Kjo të paktën është shifra zyrtare e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë deri tani, ndërsa vdekje të pa raportuara mund apo të personave që kanë vdekur jashtë shtetit, që kanë shkuar për kurim, nuk dihet se sa mund të jetë, por sigurisht që është më e lartë se shifra zyrtare e dalë nga autoritetet. Mosha që preku vdekjen ishte mbi 60 vjeç dhe në pothuaj gjithë rastet kishin sëmundje të tjera shoqëruese. Në 11 muaj në vendin tonë ka pasur 65.334 raste të personave të infektuar. Por që kjo shifër ngelet vetëm për rastet që i janë drejtuar ISHP-së apo mjekut të familjes. Shumë raste kanë qenë asimpotomatikë, por edhe raste të tjera që kanë ndjerë simptoma të cilat kanë qenë të lehta dhe e kanë kaluar në shtëpi.

Në fillim të pandemisë edhe autoritetet shëndetësorë kërkuan që nëse nuk do të kenë agravim të shëndetit duhet të qëndrojnë në shtëpi të karantinuar. Gati gjysma e shifrës së rasteve të infektuar rezultojnë të shëruar. Pra 38860 janë qytetarë që e kanë kaluar me sukses infektimin nga korona virus. Në 11 janar Kryeministri Edi Rama siguroi dhe solli 975 vaksinat e para që u përdorën për ekipin mjekësor. Pritet që këto ditë të përfundojnë dozat e marra dhe qeveria po përgatitet të sjellë të tjera në shkurt dhe në mars, ku sipas ISHP pritet të vinë dozat më të mëdha.

OBSH: 95% e vaksinave të bëhet një shpërndarje më e drejtë

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se 95 për qind e dozave të vaksinave të administruara deri tani, në të gjithë botën, ishin të kufizuara në 10 vende dhe bëri thirrje për një shpërndarje më të drejtë. Vendet kryesore që kanë siguruar vaksina janë SHBA-ja, Kina, Mbretëria e Bashkuar, Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe, Italia, Rusia, Gjermania, Spanja dhe Kanada. Drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha në një konferencë për media se OBSH-ja po punonte për të siguruar vaksinat për gjitha vendet, por “çdo vend që është i aftë të kontribuojë duhet ta bëjë këtë”. Sipas faqes në internet Our World in Data, mbi 32 milionë doza të vaksinave COVID-19 janë administruar deri më tani. Në Rajonin Evropian të OBSH-së, i cili përbëhet nga 53 vende, që përfshin Rusinë dhe disa vende në Azinë Qendrore, 31 vende kanë filluar programet e vaksinimit.

Lexo edhe :  28 qershor 1914 – 1919, Lufta dhe Paqja në të njëjtën datë

Mutacioni i virusit afër Shqipërisë, Maqedonia zbulon rastin e parë të virusit ndryshe

Varianti i ri i COVID-19 duket se ka arritur shumë pranë Shqipërinë, saktësisht është Maqedonia e Veriut ajo që pikasur rastet e para. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar për mediat se varianti në vend që është zbuluar nuk është identik me atë në Britaninë e Madhe, por i ngjashëm. Ai thekson se ky variant është zbuluar identik në Serbi dh Zvicër. Më tej ai thekson se që nga fillimi i pandemisë Maqedonia e Veriut ka zbuluar 7 lloje mutacionesh në vend, që kanë qenë dhe në vendet e tjera.

“Identik si ai që është detektuar në Britani të Madhe, jo! Tek ne janë detektuar 7 lloje mutacionesh gjenetike në Laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, që nga fillimi i krizës. Lloji që dominon nga fundi i verës dhe muajt kur u arrit piku tashmë është i ngjashëm në kuptimin e mutacioneve siç kanë ndodhur në Britani. Ky virus si i joni është regjistruar në Serbi dhe Zvicër”,– deklaroi Venko Filipçe.

Ministria e Shëndetësisë: Pesë humbje jete dhe 660 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije të dhënat e fundit të situatës së COVID19 në 24 orët e fundit. Janë kryer 3695 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 660 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 250 raste në Tiranë, 39 raste në Vlorë, 34 raste në Kurbin, 33 raste në Durrës dhe Lushnje, 26 raste në Kavajë, 23 raste në Krujë, 22 raste në Berat, 19 raste në Fier, 17 raste në Kamzë, 16 raste në Sarandë, 11 raste në Shkodër dhe Mat, 10 raste në Lezhë, Ura Vajgurore, 8 raste në Librazhd, Klos, Gramsh, 7 raste në Përrenjas, 6 raste në Mirditë, Shijak, Vorë, 5 raste në Pogradec dhe Kuçovë, Mallakastër, 4 raste në Korçë, Rrogozhinë, Vau Dejës, 3 raste në Kukës, Divjakë, Dibër, Skrapar, 2 raste në Elbasan, Tropojë, Belsh, Patos, Cërrik, Poliçan, 1 rast në, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Selenicë, Malësi e Madhe, Libohovë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 386 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,246 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Të fundit

Emigracioni sjell 2 mijë € në vit për çdo familje shqiptare,1/4 e tyre nuk ka me se jeton

Në emisionin “Thjesht”, gazetari Neritan Sejamini trajtoi temën e remitancave dhe ndikimit të tyre në ekonominë dhe financat e...

Tarifat doganore, Trump i bën presion Evropës: Do të mësojë të mos sillet keq

Gjithçka do të varet nga sa “asimetrike” do të jetë marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, sepse një gjë tashmë është e...

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

Shqipëria do të vijojë në masat ajrore të qëndrueshme që sjellin mot të kthjellët gjatë gjithë paradites. Në orët e pasdites dhe në vijim do...

Fillon Lufta Civile Irlandeze me bombardimin e Katër Gjykatave në Dublin

28 qershor 1922 Më 28 qershor 1922, në zemër të Dublinit, fillon zyrtarisht Lufta Civile Irlandeze, kur forcat e qeverisë së sapokrijuar të Shtetit të...

28 qershor 1914 – 1919, Lufta dhe Paqja në të njëjtën datë

Nga Leonard Veizi 28 qershor 1914 - Sarajevë Vritet trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë, shpërthen Lufta e Parë Botërore Më 28 qershor 1914, një ngjarje në dukje...

Lajme të tjera

Web TV