Përmbytjet, Rama: E pakrahasueshme situata me të shkuarën, në terren nga ministri tek kryeplaku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë për mediat me fokusin tek menaxhimi i situatës së përmbytjeve në vend. Të pranishëm në këtë komunikim me gazetarët janë edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si dhe ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se përballimi i situatës ka qenë për të marrë frymë të lehtësuar, por shtoi se mbetet vend për të mësuar më shumë.

Rama tha se shteti është vënë totalisht në lëvizje për situatën dhe se pasojat këtë herë kanë qenë shumë më të pakta, në raport me pasojat nga koha kur binte shumë shi, përpara qeverisjes socialiste.

Kemi qenë të kujdesshëm për të parë motin. Ministri i Brendshëm ka ndarë me mua situatën, edhe Ministria e Bujqësisë ka pjesën e vet në bilanc. Bashkë me ne do ishte mirë që të ishte edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, që nuk është e pranishme, për shkak të një angazhimi tjetër. Këta tre ministra kanë qenë në përballje dhe kanë shumë për të thënë për rezultatin.

Bazuar në sasinë e reshjeve me të cilat jemi përballur këtë herë dhe bazuar me shifra krahasimore me reshje në të shkuarën, ne do sjellim pasqyrën e situatës, që lidhet me punë të përditshme për këtë ditë, që lidhet me investimet e mëdha që janë bërë në sektorin e kullimit, që lidhet me reformën të gjithë strukturë dhe varësisë së Emergjencave Civile dhe ngritjen e shtetit në nivel tjetër, duke funksionuar të gjitha hallkat shtetërore, që nga ministri i Mbrojtjes tek kryeplaku”, tha Rama.

Kryeministri vlerësoi se situata ishte kritike nga përmbytjet nga Liqeni i Shkodrës deri në Vjosë, kurse shtoi se e mira nuk ka fund.

Lexo edhe :  Asnjë kafshë pa sigurim. SIGAL garanton mbrojtje për blegtorinë shqiptare (Video)

Situata ka qenë kritike nga Liqeni në Shkodër deri poshtë në Vjosë. Ky rast na dha shembull se duhet patjetër të punojmë përherë sa më mirë. Sigurisht e mira nuk ka fund, por nuk krahasohet përmbytja e madhe dikur dhe ajo që ka ndodhur sot.

Sot kemi bërë shumë punë. Kaskada e Skavicës do vihet në funksion dhe do mbyllë frikën dhe do balancojë kaskadën, duke bërë që çdo pikë uji të kthehet në energji. Ne fituam sfidën e menaxhimit, edhe falë vëmendjes 24 orë në 24 të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe aftësisë profesionale të drejtorit të KESH-it, Benet Beci”, deklaroi Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV