Sonte dy duelet e para të javës së 14-të të Superiores, spikat Kukësi-Vllaznia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategoria Superiore do të rikthehet të premten në mbrëmje me dy ndeshje mjaft interesante, që luhen duke nisur nga ora 18:00. Kështu, luan Vllaznia kryesuese e kampionatit, kundër Kukësit që i ka mundur shkodranët në shtëpinë e vet, në Stadiumin “Loro Boriçi”. Prandaj është një mundësi për hakmarrje kjo, kurse nga ana tjetër Kukësi kërkon rezultat pozitiv pas 3 humbjeve radhazi dhe 10 golave të pësuar në këto ndeshje.

Takimi luhet në Stadiumin “Elbasan Arena”.
Në Durrës Teuta do kërkojë të bëjë autokritikë pas disfatës me Vllazninë dhe kryesisht pas asaj loje shumë të dobët që zhvilloi. Përballë do ketë Bylisin, që do kërkojë si të tjerët të paktën mos të humbin në “Niko Dovana”. Megjithatë, Kukësi-Vllaznia është kryendeshja e javës së 14-të të Kategorisë Superiore. Verilindorët u shkaktuan humbjen e parë shkodranëve në këtë sezon në 29 nëntor 2020 duke fituar me rezultatin 2-4 në Shkodër. Kuqeblutë po bëjnë një sezon fantastik duke kryesuar kampionatin me 29 pikë pas 13 javëve.

Ndërsa nënkampionët e Shqipërisë ndodhen në momentin më të keq që kur janë ngjitur në Superiore. Kukësi nuk do të ketë shumë ndryshime në krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Laçit. Vendin e Besir Demirit, që mungon për kartonë, pritet ta zërë Albin Gashi, i cili do të rreshtohet në krahun e majtë të mesfushës. Trajneri Rrahman Hallaçi do t’i besojë sërish katërshes së mbrojtjes me Dragoshin në të majtë, Kotobellin në të djathtë dhe dyshen Lulaj-Bytyçi në qendër. Sa i përket portës, Hallaçi vazhdon të besojë te Tafa.
Ndërkohë, në mesfushë dilema e vetme është nëse do të luajë Limaj nga minuta e parë. Gjasat janë që aktivizohet Ymeri, duke formuar dyshen me Taipin në qendër. Ndërsa faza ofensive është me Leirën, Ibraimin dhe Ezenë.

Lexo edhe :  Përballje e zakonshme mes dy “rivalëve”, formacionet zyrtare të Real Madrid-Dortmund

Ndërsa Vllaznia do të ketë katër mungesa në ndeshjen ndaj Kukësit. Përveç brazilianit Viktor da Silva të dëmtuar dhe kenianit Ismael Dunga që mungon prej një muaji, nuk do të jenë ta gatshëm as kapiteni Erdenis Gurishta dhe sulmuesi Ardit Hoxhaj. Dy të fundit janë të pezulluar për shkak të kartonëve.
Dhe kjo ka bërë që trajneri Tomas Brdariç të punojë me ekipin për të provuar zëvendësuesit e tyre. Nga sa është parë në stërvitje, Arsid Kruja, një nga lojtarët i qëndrueshëm në 6 javët e para të kampionatit, do të startojë titullar në këtë takim si mbrojtës i djathtë në vend të Gurishtës. Gjasat janë që skema nga 3-5-2 të bëhet 4-1-4-1 për t’iu përshtatur edhe kundërshtarit. Edhe ndryshimi tjetër në formacion pritet që të jetë sërish kokë më kokë. Në vend të Ardit Hoxhajt në sulm, duke ndihmuar boshnjakun Dilaver, do të jetë Arlind Kalaja, i cili mbulon krahun e djathtë të ofensivës.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV