“I dyshuari hodhi valixhen dhe bërtiti ”Allahu Akbar”/ Alarm për bombë në aeroportin e Frankfurtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë gjithë aeroportin e Frankfurtit në Gjermani. Policia menjëherë ka organizuar një operacion neutralizimi ndërkohë që qindra udhëtarë u detyruan të evakuohen.

Ndërkohë siç rapotojnë mediat e huaja, Policia i ka drejtuar armën një personi të dyshuar. Ende s’ka informacion të plotë mbi ngjarjen, tekas terminali 1 në aeroport, ku ndodhi gjithë skena tashmë është rihapur.

Alarmi për bombë në aeroportin e Frankfurtit duket se nuk ka qenë i rremë pasi mediat e huaja flasin për një të dyshuar.

Saktësisht DailyMail shkruan se i dyshuari që po ndiqej nga Policia, hodhi valixhen përtokë duke bërtitur ”Allah Akbar”.

Sipas Bild, dyshohet se personi që bëri këtë veprim është një i pastrehë, por ndërkohë edhe një i dytë është kapur më vonë.

Ndërkohë nga informacionet e para thuhet se Policia ka qëlluar autorin dhe disa foto nga vendi i ngjarjes kanë filluar të qarkullojnë në rrjet.

Pra për alarmin e ngritur mbërmjen e sotme në aeroportin e Frankfurt, që çoi në një pezullim të pjesshëm duke evakuar qindra udhëtarë janë arrestuar tashmë dy të dyshuar.

Të fundit

Cila kafshë është prodhuesi gjigant i qumështit në botë?

Prodhimi i qumështit përfshin një gamë të gjerë speciesh shtazore në pjesë të ndryshme të botës, secila e përshtatur...

Dënohet me 20 vjet burg kirurgu pedofil francez që abuzoi me qindra fëmijë

Ish-kirurgu francez Joel Le Scouarnec i cili ka pranuar abuzimin seksual me qindra pacientë, kryesisht fëmijë, midis viteve 1989 dhe 2014, është dënuar me...

Mishi i ariut do t’i shitet publikut në Sllovaki, qeveria njofton planin

Mishi i ariut të murrmë së shpejti do t'i shitet publikut në Sllovaki. Vendimi i qeverisë populiste të krahut të djathtë është publikuar në...

Sharon Stone dhe sekreti i saj i bukurisë: Nuk ke pse të shkosh në palestër

Sharon Stone një imazh ikonik i kinemasë, ku përveç bukurisë dhe interpretimit të saj, u punësua për shumë nga filmat më të mirë në...

Kujdesi për kafshët/ Tiranë, hapet spitali i parë veterinar

Në Tiranë është ngritur i pari spital veterinar, i pajisur me protokollet dhe aparaturat më bashkëkohore për kujdesin ndaj kafshëve. Kryeministri Edi Rama pa nga...

Lajme të tjera

Web TV