Inaugurimi i Biden, Byroja Federale e Hetimeve në SHBA paralajmëron mundësinë e protestave të armatosura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Byroja Federale e Hetimeve po lëshon paralajmërime të reja sigurie në prag të inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, duke theksuar mundësinë për protesta të armatosura në kyeqytetet e shteteve në mbarë vendin. Ndërkohë, Kongresi po shqyrton propozimet për të krijuar një komision kombëtar dypartiak për të hetuar sulmin e 6 janarit në ndërtesën e Kongresit amerikan.

Në kryeqytetet e shteteve amerikane janë shtuar masat e sigurisë në prag të inaugurimit të presidentit, ndërkohë që Byroja Federale e Hetimeve po gjurmon thirrjet në internet për protesta të armatosura të mundshme. Christopher Wray është Drejtor i Byrosë Federale të Hetimeve.

“Arsyeja që përdor fjalën ‘të mundshme’ është sepse një nga sfidat e vërteta është përpjekja për të dalluar atë që është frymëzuese kundrejt asaj që është e qëllimshme.”

FBI-ja ka indentifikuar më shumë se 270 të dyshuar dhe ka arrestuar më shumë se 100 njerëz në lidhje me sulmin e përgjakshëm të 6 janarit ndaj Kapitolit amerikan nga mbështetësit e Presidentit Trump.

Autorët u nxitën nga thirrjet e rreme se zgjedhjet ishin vjedhur. Mes protestuesve janë identifikuar edhe punonjës aktual të rendit dhe ushtrisë, apo ish punonjës të këtyre diskastereve. Ish punonjësi i Byrosë Federale të Hetimeve, Michael German është me Qendrën Brennan për Drejtësi.

“Është një problem që ka qënë i vazhdueshëm gjatë gjithë historisë tonë, pra lidhja e disa pjestarëve të ushtrisë dhe punonjësve të rendit me supremacistët e bardhë dhe grupet militante të ekstremit të djathtë.”

25 mijë trupa të Gardës Kombëtare dhe mijëra punonjës të rendit nga agjenci të ndryshme do të ruajnë kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara. Nënpresidenti Mike Pence siguroi amerikanët se inaugurimi do të jetë i sigurtë.

Lexo edhe :  “Do numërojmë një për një shufrat”/ Gjermanët të “trembur” për arin e ruajtur në Nju-Jork

“Që Presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe Nënpresidentja e zgjedhur Harris të betohen si presidenti dhe nënpresidetja e re e Shteteve të Bashkuara në përputhje me historinë dhe traditat tona.”

Ndërkohë hetimet po vazhdojnë, përfshi nëse disa anëtarë të Kongresit ndihmuan sulmin duke dhënë ture në Kapitol një ditë më parë.

“Nëse zbulohet se anëtarët e Kongresit ndihmuan protestuesit e dhunshëm, nëse mbështetën krimin, mund të duhet të ndërmerren veprime përtej Kongresit kur flitet për ndjekje penale,” tha demokratja Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.

Ligjvënësit kanë propozuar një projekt-ligj që do të krijonte një komision dypalësh për të hetuar sulmin dhe trajtuar pyetje kryesore, të tilla si nëse kishte një dështim të inteligjencës dhe përfshirja e mundshme e zyrtarëve politikë. Amy Zegart është me Institutin Hoover.

“Cili ishte reagimi ? Cila ishte përgjigja? Cilat ishin mësimet kritike që dolën dhe dështimet nga përgjigja? Çfarë duhet të mësojmë si komb në ndërtimin e unitetit, unitetin e përvojës që të kemi një bazë rreth së cilës të bashkohemi përsëri.”

 

Për shkak të shqetësimeve të sigurisë, prova e inaugurimit që do të bëhej të dielën, është shtyrë për ditën e hënë.

Të fundit

Largimet masive nga partia, Ilir Meta nxjerr fëmijët në fushatë

Ilir Meta edhe pse në burg, kërkon të bëhet deputet në Tiranë. Për këtë arsye, ai ka nxjerrë fëmijët në...

Kushtetuesja shfuqizon vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të Arben Ahmetajt

Gjykata Kushtetuese prish vendimin për sekuestrimin e disa pasurive te ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj. Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në rrugën "Kreshnik...

PD çel fushatën me këngën e Rocky Balboas, Berisha entuziast krah amerikanit LaCivita

Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale në një miting të organizuar në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Kreu i kësaj force politike dhe pretendenti...

Jorida Tabaku:Gabimet me pronat dhe të përndjekurit do i zgjidhim brenda mandatit të parë

Partia Demokratike çel sot (11 prill) fushatën e saj elektorale për zgjedhjet e 11 majit, me shpresën se grupimi më i madh opozitar do dalë fitues...

Vendoset paqja në Japoni, Yakuza shpall fundin e luftës së brendshme

Organizata më e madhe kriminale në Japoni, Yamaguchi-gumi, ka shpallur zyrtarisht fundin e konfliktit të gjatë me një fraksion rival, duke premtuar se nuk...

Lajme të tjera

Web TV