Masat kufizuese, ministrja Manastirliu tregon si do të veprohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Masat kufizuese të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së coronavirusit do të vijojnë të mbeten në fuqi. Nga mbledhja e Komitetit Teknik, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se “do të kemi në fuqi masat që kemi marrë dhe mendojmë se kanë dhënë efekt”.

Kjo do të thotë se ndalimi i qarkullimit pas orës 22:00 deri në orën 06:00 do të mbetet në fuqi edhe në ditet në vijim.

“Gjithashtu do të vijojë të mbetet kufizimi për baret dhe restorantet në këtë orar. Për të gjithë ata që u duhet të dalin pas kësaj ore, platforma e-albania mundëson lejen”, tha Manastirliu.

Ndërkaq, mësimi në universitete do të vazhdojë të zhvillohet online, pavarësisht thirrjes së studentëve për rikthimin në auditore.

Edhe fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbeten të pezulluara deri më 1 shkurt.

Ministrja theksoi se vihet re një rritje e rasteve pozitive me Covid-19 që, sipas saj, vjen edhe si pasojë e festave të fundvitit.

Të fundit

Flamuri amerikan mbi gjithçka, urdhri i ri i Trump ndez debatet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të hënën, 25 gusht, një urdhër ekzekutiv që kërkon nga sistemi gjyqësor të...

Protesta në Tel Aviv, rezervistë që refuzojnë shërbimin

Ofer Cassif* Ndërsa Izraeli e shtyn përpara ofensivën e zgjeruar ushtarake në Gaza, me pasoja shkatërruese, më afër shtëpisë zëri i kundërshtimit po rritet. Të...

Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Kolegji Zgjedhor vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Adriatik Lapajt dhe la në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve që mandati i...

Cipa dhe liria

Nga Ben Andoni Sikur dikush do arrinte ta prekte e ta hiqte cipën e shoqërisë sonë, atëherë do të trandej i gjithë vendi, bashkë me...

Trump beson te “miqësia” me Putinin, rezultati një ngërç i rrezikshëm

Opinion nga David E.Sanger, The New York Times “Asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të ulemi bashkë,” deklaroi presidenti Donald Trump në...

Lajme të tjera

Web TV