“Skenari i Krimesë”/ Shteti gjigant në rrezik nga Rusia? Paralajmërimi vjen nga Turqia

Një tjetër shtet mund të jetë në rrezik nga një aneksim eventual që mund t’i bëhet nga Rusia. Bëhet fjalë për Kazakistanin, shteti i nëntë në botë sa i përket shtrirjes territoriale.

Është televizioni shtetëror turk, TRT, që publion një shkrim me autorësi të Mansur Mirovalev me titull: “A duhet Kazakistani t’i frikësohet një pushtimi të ngjashëm me Krimenë?”

Shkrimi bazohet mbi qëndrimet e një deputeti të partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar,  Vyacheslav Nikonov, që në një dalje televizive në dhjetor ndër të tjera tha se, “Kazakistani thjesht nuk ka ekzistuar. Kazakistani i veriut ka qenë i pabanuar. Dhe aktualisht, territori i Kazakistanit verior është një dhuratë e madhe nga Rusia dhe Bashkimi Sovjetik.”

Ky qëndrim është kundërshtuar ashpër nga presidenti kazak, Kasym-Zhomart Takyev, por deputeti rus është kundërpërgjigjur duke u shprehur se “nëse nuk e konsideroni një dhuratë (veriun e vendit), kthejeni sepse e keni marrë në mënyrë ilegale.”

Edhe pse me një sipërfaqe pesë herë më të madhe se Franca, shteti euro-aziatik banohet vetëm nga rreth 19 milionë banorë dhe 19% të tyre janë rusë.

Gjithsesi, Kazakistani është një vend dominant në Azinë Qëndrore, me 60% të GDP-së së rajonit, kryesisht për shkak të burimeve të shumta të gazit dhe naftës. Si ish-pjesë e Bashkimit Sovjetik, ky shtet konsiderohet satelit i Rusisë, por edhe interest e Turqisë aty janë të mëdha. Vitet e fundit është vënë re edhe një rritje e prezencës së SHBA-së në Kazakistan.