Përkujtohet në Lezhë 553-vjetori i Skënderbeut/ Pjerin Ndreu: Figura që na bën bashkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është përkujtuar mëngjesin e sotëm në Lezhë 553-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Nën masa anti-Covid, autoritetet lokale bënë homazhe dhe vendosen kurora me lule në memorialin që ruan vendvarrimin e heroit tonë kombëtar.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu u shpreh se Gjergj Kastrioti është e vetmja figurë që na bën bashkë të gjithëve dhe jeton në zemrën e çdo shqiptari brenda dhe jashtë vendit.

“Është Simboli i luftës, i bashkimit, i njeriut që sakrifikoi gjithçka, që la ofiqet dhe u kthye në Atdheu dhe bëri atë që pakkush e bëri. Është në krenarinë dhe privilegjin tonë që ne kemi këtë objekt kaq të rëndësishëm. Ishte një njeri me vizion të madh me gjurmë të pashlyera në historinë tonë”, tha ai.

Veprimtaria e organizuara nga Bashkia Lezhë për 553-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit u mbyll me një koncert muziko-letrar të përgatitur nga pallati i kulturës, me këngë, recitime e krijime të ndryshme, ndërsa për shkak të pandemisë numri i personave pjesëmarrës në ceremoni ishte i kufizuar.

Të fundit

‘WhatsApp’prezanton funksionin e ri për përdoruesit, ja çfarë sjell përditësimi i fundit

WhatsApp ka lançuar një veçori të re që lejon përdoruesit të përmbledhin mesazhet e palexuara në bisedat e tyre....

“Ky lojtar qëndron me mua!” Allegri jep ultimatumin te Milani

"Saelemaekers do të qëndrojë me mua te Milan". Këto janë fjalët që trajneri i ri i Milan, Max Allegri, thuhet se përdori kur foli...

Milani zyrtarizon dy largime në sulm, Igli Tare premton përforcime

Milani ka konfirmuar zyrtarisht largimin e dy sulmuesve nga skuadra e sezonit të fundit. Tammy Abraham dhe Luka Jovic nuk do të jenë më pjesë e...

“Po vjen fundi i futbollit”, Klopp jep paralajmërimin

Futbolli modern është kthyer tashmë në një “makineri” që “bluan” ndeshje pa pushim. Alarmi është dhënë disa herë nga futbollistë, mjekë sportivë dhe mbi...

Bieta Sula largohet nga TCH?/ Vendin e saj do e rrëmbejë ish-banorja e ‘BBVA’

Prezantuesja e njohur Bieta Sulo po përflitet me të madhe në korridoret e medias. Kjo pasiqë thuhet se mbyllja e sezonit muajin tjetër mund...

Lajme të tjera

Web TV