Edvin Kulluri: “Qeveria e keqe, por opozita edhe më e keqe”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edvin Kulluri deklaron se Partia Demokratike është duke funksionuar shumë keq prej vitesh që nga drejtimi i kryetarit të saj Lulzim Basha.

Sipas tij do jetë çudi e madhe nëse PD fiton zgjedhjet.

“Situata është shumë komplekse dhe nuk është pjellë e muajve të fundit. Është një situatë në vazhdimësi e një krize politike që për mendimin tim ka nisur që nga viti 2013.  Në fakt, origjina është që në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 ku në mënyrë të pamenduar mirë pavarësisht nga qëllimet pozitive, por besoj se miratimi i sistemit elektoral dhe forcimi i rolit të kryeministrit të vështirësimit të skajshëm të realizimit të qeverisë me nocion besimi ose mosbesimi ka krijuar një situatë ku ne kemi kaluar nga një Republikë Parlamentare në një sistem politik kushtetues ku personazhi më i rëndësishëm i padiskutueshëm është kryeministri. Pavarësisht se ka qenë Sali Berisha dje apo sot Edi Rama. Sot nuk kemi fare Gjykatë Kushtetuese, dhe mbi të gjitha kemi opozitë shumë të dobët që ka humbur më një diferencë  prej 30 mandatesh me pushtetin. I vetmi shqetësim që ka një sistem demokratik liberal siç e njohim ne, është kufizimi i pushtetit dhe i qeverisjes. Ato që e pengojnë ushtrinë e dhunës legjitime për tu shndërruar në dhunë ilegjitime, siç jemi pak a shumë në kushtet e sotme, janë opozita në parlament, pra parlamenti si institucion, dhe instrumente të tjerë siç janë Presidenti i Republikës, apo shoqëria civile. Ne sot jetojmë në një vend ku e drejta e pronës është më e cënuar se kurrë pas komunizmit. Ne jetojmë në një vend ku qytetarët janë të vetëm përballë qeverisë. Kanë rënë instrumentat e tjerë. Në parlament nuk kemi opozitë. Kemi një president i cili është margjinalizuar nëpërmjet shumë ndryshimeve kushtetuese, megjithatë zoti Meta është përpjekur dhe është munduar t’i bëhet barrierë kësaj qeverisjeje tmerrësisht arrogante,  kemi shoqërinë civile ku në masën më të madhe janë disa të punësuar sektorialë në fusha të ndryshme, por nuk ak një shoqëri civile në Shqipëri, kemi një media që ka problematika shumë të mëdha për shkak të qeverisjes dhe funksionimit të Shqipërisë sot, ku unë jam i mendimit qartazi që elita politike, ekonomike, mediatike, dhe ndonjë bashkëpunim hera-herës edhe kriminal kanë krijuar ndonjë oligarki të pastër që ka përjashtuar qytetarët nga qeverisja dhe që ka përjashtuar nga vendimmarrja. Unë shqetësimin nuk e kam personal, e kam politik./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Bashkia e Shkodrës njoftim zyrtar: Konfirmohet rasti i parë i murtajës

Bashkia e Shkodrës ka dalë mbrëmjen e kësaj të mërkure me një njoftim zyrtar në lidhje me karantinimin e disa bagëtive në territorin e...

“Shtëpi bari” në Spanjë! Arrestohet bashkëshortët shqiptarë

Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Spanjë, nën akuzë për ngritjen e një shtëpie bari. Mediat spanjolle njoftojnë se brenda “fermës”...

Milan gjen zëvendësuesin e Theo Hernandez, kushton 40 milionë euro

Duket se është vetëm çështje ditësh largimi i Theo Hernandez nga Milan. "Marrëdhënia" mes mbrojtësit francez dhe drejtuesve të klubit kuqezi ka prekur fundi...

Lajme të tjera

Web TV