Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi disa takime me banorët e qytetit të Elbasanit.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, numri dy i PS, Taulant Balla deklaron se ndihet krenar që Shqipëria nuk mbeti mbrapa askujt në këtë ofensivë për asgjësimin e rrezikut të Armikut të Padukshëm.
Sipas Ballës, pas vaksinimit të mjekëve, infermiereve dhe stafeve mjekësore do të fillojë edhe vaksinimi i moshave të treta dhe të personave vulnerabël.
Postimi i plotë:
Biseda me banorë të Elbasanit. Krenar që Shqipëria nuk mbeti mbrapa askujt në këtë ofensivë për asgjësimin e rrezikut të Armikut të Padukshëm??? Falë përpjekjeve të Kryeministrit Rama, Kuvendi ratifikoi marrëveshjen me Pfizer për vaksinën anti-Covid19. Pas vaksinimit të mjekëve, infermiereve dhe stafeve mjekësore do të fillojë edhe vaksinimi i moshave të treta dhe të personave vulnerabël.
Biseda me banorë të Elbasanit. Krenar që Shqipëria nuk mbeti mbrapa askujt në këtë ofensivë për asgjësimin e rrezikut të…
Posted by Taulant Balla on Tuesday, 19 January 2021