Nis “FSHF Cup”, Zv/Presidenti Libohova: Sektori amator, jetik per masivizimin e futbollit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka filluar mbrëmjen e së hënës “FSHF Cup”, veprimtaria më e re që organizon sektori i futbollit amator në Federatën e Futbollit. Kjo veprimtari për skuadrat që garojnë me nga 9 lojtarë, përmbledh 32 skuadra të cilat do të përballen ndërmjet tyre me sistem eliminimi direkt. Në ceremoninë hapëse të kësaj Kupe që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, ka qënë i pranishëm edhe Zëvëndës Presidenti i FSHF, Edvin Libohova, i cili theksoi rëndësinë e vëmëndjen që institucioni i futbollit në Shqipëri i jep sektorit amator, i cili ka një rol jetik për masivizimin e sportit më të dashur për shqiptarët.

“Sot fillon një tjetër veprimtari e futbollit amator, “FSHF Cup”, një veprimtari që luan me 9 lojtarë kundër 9 lojtarëve, – ka thënë fillimisht ai. – Kjo veprimtari zhvillohet për herë të parë nën kujdesin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe në të marrin pjesë 32 skuadra, kryesisht nga Tirana por dhe nga qytete të tjera. Kjo Kupë vjen si vazhdimësi e nismave të Federatës për të mbështetur futbollin amator, duke parë që tani ka filluar kampionati 5 × 5. Po zhvillohen me sukses kampionatet e moshave, por edhe kampionatet e femrave.

“Dhe kjo është veprimtaria më e re që i shtohet gjithë kurorës së veprimtarive të FSHF-së, në kuadër të masivizimit të futbollit me qëllim përfshirjen sa më shumë të brezit të ri por pa përjashtuar këtu edhe ato më në moshë, – ka theksuar nr. 2 i organizmit që qeveris futbollin në vend. – Kjo veprimtari do të shtrihet në dy muaj. Duhet të theksoj se kërkesat kanë qenë të shumta, por, për momentin, mundësitë kanë qënë për 32 skuadra. Duke parë interesimin, sigurisht që do të ketë edhe veprimtari të tjera të këtij lloji.”

“I uroj suksese veprimtarisë, por edhe skuadrave që janë sot këtu, le të fitojë më i miri dhe le të jetë ky sinjali i parë i veprimtarive të tjera që i shtohen futbollit amator”, – ka përfunduar Libohova. Jurgen Demneri, specialisti i projektit të futbollit 9 × 9 në FSHF, ka shpjeguar nevojën për një Kupë të tillë, pas kampionatit “Sunday League”, që zhvillohet prej dy vitesh dhe tashmë nën kujdesin e Federatës. “Dua të falenderoj Zv.Presidentin Libohova për praninë e tij në ditën e parë të “FSHF Cup”, – tha ai. – Kjo veprimtari nisi si një risi për kampionatin e futbollit 9 × 9.”

Lexo edhe :  Legjenda e Anglisë: Problemi i Realit ka një emër, quhet Toni Kroos

“Pas fillimit të edicionit të dytë të “Sunday League Albania” pamë se ishte e nevojshme të organizohej një kupë për të gjitha ekipet pjesëmarrëse, – ka shtuar Demneri. – U uroj shumë suksese të gjithë skuadrave pjesëmarrëse.” Për mikrofonin e fshf.tv ka ndarë emocionet dhe kapiteni i skuadrës së “Raiffeisen Bank”, Kreshnik Gaҫaj.

“Vlerësoj Federatën e Futbollit për këtë mundësi që po i jep komunitetit të futbollit amator, – ka thënë ai. – Ne jemi një komunitet shumë i madh, vetëm të organizuar në këtë veprimtari, janë pothuajse 900 veta, gjithmonë në rritje.

“Falenderoj Federatën që me specialistët e vet kujdeset për të menaxhuar këto evente, – ka shtuar Gaçaj. – Dua t’u uroj të gjithë ekipeve suksese dhe fitoftë më i miri!” Në fund përfaqësuesi i skuadrës së Elso Team, Elton Sota, thekson se garat amatore janë jetike për shëndetin dhe argëtimin, përtej rezultateve: “Ky turne është një arritje shumë e madhe për ne si amatorë, duke parë që kemi vite që luajmë.

Një falenderim shkon dhe për Jurgenin që na ka afruar në këtë kupë dhe FSHF që na mbështet në këtë iniciativë sic është “FSHF Cup” ku ne marrim pjesë dhe argëtohemi, pavarësisht rezultateve që arrijmë.”

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV