Pse nuk bëjmë dot pa kokoshka kur shkojmë në kinema? Historia se si nisi kjo lidhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot nuk mund të mendoni që të hyni për të parë një film pa patur një pako kokoshka në dorë. Dhe ndërsa pyesni se si lindi e gjitha kjo lidhje që është bërë e pandashme mes dy industrive, atë të kinematografisë dhe të ushqimit, fillesat nuk janë shumë larg. Historia e kokoshkave me filmat lindi si një simbiozë e shijes dhe vendit të krijuar për të shpëtuar industrinë e filmit nga kolapsi gjatë Depresionit të Madh.

Një arsye për popullaritetin në rritje të kokoshkave ishte avantazhi për të lëvizur makinerinë kudo: në 1885-n, prodhuesi i parë i kokoshkave me avull doli në rrugë. Mundësia për ta lëvizur e bëri një mënyrë fantastike për t’u shërbyer klientëve që merrnin pjesë në ngjarje sportive në natyrë, ose cirk dhe panaire. Jo vetëm që kokoshkat mund të gjendeshin kudo, por mund të prodhoheshin pa një kuzhinë.

Një arsye tjetër për dominimin e saj mbi ushqimet e tjera të shpejta ishte aroma tërheqëse kur përgatiteshin, diçka që shitësit ambulantë e përdornin në avantazhin e tyre.

Por sërish në atë kohë, kinematë nuk do të lejonin këtë lloj biznesi të vogël pranë vendndodhjeve të tyre. “Kinematë nuk donin që të kishin asnjë lidhje me kokoshkat, sepse po përpiqeshin të kopjonin atë që bëhej në teatrot e vërteta. Ata kishin qilima të bukur dhe nuk donin që kokoshkat të futeshin në të”, shkruan Andrew Smith në librin e tij “Popped Culture: A Social History of Popcorn”. Kinematë u përpoqën t’i drejtoheshin një klientele që vinte nga shtresat e larta dhe nuk donin që të shpërqëndroheshin nga ai ushqim apo nga zhurma që krijon kur e konsumon.

Por, Depresioni i Madh paraqiti një mundësi të shkëlqyeshme si për filmat ashtu edhe për kokoshkat. Në kërkim të një argëtimi që kushtonte më lirë, audiencat u dyndën nëpër kinema. Dhe me 5 deri në 10 cent për një qese, kokoshkat ishin një luks që shumica e njerëzve ishin në gjendje ta përballonin. Vetë bërthamat e kokoshkave ishin një investim shumë i lirë për furnizuesit dhe një qese prej 10 dollarësh mund të zgjaste me vite.

Lexo edhe :  Stuhitë/ Pse vetëtimat lëvizin në zigzag?

Nëse ata që ishin brenda kinemave nuk mund të shihnin joshjen financiare të kokoshkave, shitësit në rrugë nuk humbën mundësinë dhe nisën të blinin makinat e tyre dhe shisnin kokoshka jashtë kinemave, para se njerëzit të hynin për të parë filma. Në fillim kinematë kërkuan që ata që hynin t’i linin kokoshkat jashtë bashkë me palltot. Kështu kokoshkat, u bënë ushqimi i parë klandestin që shoqëronte njerëzit ndërsa shikonin filma.

Por ndërsa fillimisht ambientet e brendshme e kishin të pamundur të siguronin ventilim për makineritë e kokoshkave, disa kinema morën me qira disa shitës, të cilëve u lejohej që të shisnin kokoshka në hollin e teatrove për një tarifë ditore. Në këtë kohë, pronarët e kinemave e kuptuan që nëse këtë biznes e përvetësonin, fitimet e tyre do të rriteshin.

Në mesin e viteve 1930, biznesi i kinemasë filloi të ngecte, por ata që filluan të shërbejnë kokoshka dhe ushqime të tjera shoqëruese mbijetuan. Në dy vjet, kinematë me kokoshka panë fitimet e tyre të rriteshin; dhe ato pa kokoshka shikuan se fitimet e tyre shkuan në humbje.

Lufta e Dytë Botërore forcoi më tej marrëdhënien mes kokoshkave dhe kinemave. Por, me gjithë hilet e tyre në marketing, kinematë panë ulje të shitjeve të kokoshkave në vitet 1960. Shkaku ishte teknologjia e re, televizioni, i cili zvogëloi nevojën për të shkuar në kinema. Kokoshkat nuk haheshin gjerësisht në shtëpi, për shkak se ishin të vështira të bëheshin. Në vitin 1970, furrat me mikrovalë e bënë më të thjeshtë përgatitjen e kokoshkave dhe familjet mund t’i shijonin brenda pak minutave.

Ndërsa kokoshkat hynë në shtëpi, lidhja mes argëtimit përmes filmave dhe kokoshkave vazhdoi. Në ditët e sotme, industria e kokoshkave i bashkëngjitet netëve tona të filmave në shtëpi, përmes reklamave që lidhin stilin e filmave dhe kokoshkave në shtëpi.

Kokoshkat janë po aq të rëndësishme ekonomikisht për kinemanë moderne, sesa për kinematë e së kaluarës. Klientët shpesh ankohen për çmimet e larta të biletave të filmave, por ka një balancë nga ana tjetër: kokoshkat të lira, që është prodhuesi kryesor i fitimit për kinematë.

Të fundit

Ja pse stresi bën që të shtoni peshë

Stresi ju bën të shtoni peshë: disa kërkime shkencore e konfirmojnë këtë njëherë e përgjithmonë. Pavarësisht nga lloji i...

U vra sot me armë zjarri, efektivi Novruz Cenalia ishte martuar para një muaji

Një detaj prekës mësohet për Novruz Cenalian, efektivin e forcave “Shqiponja”, që u vra me armë në mes të ditës në fshatin Baltëz të...

Richard Orlinski në Tiranë/ Veprat e skulptorit të njohur çelin javën franceze në Tiranë

Veprat e skulptorit të njohur francez Richard Orlinski kanë ardhur në Tiranë dhe janë ekspozuar përpara Piramidës. Me këtë ekspozitë hapet java kulturore franceze në...

Dëshmia në SPAK/ Bardhi kërkon ndryshim të datës, zbulohet arsyeja

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka dërguar në Prokurorinë e Posaçme një shkresë me anë të së cilës kërkon që marrja në...

Vrasja e efektivit në Fier, gazetari zbardh detaje të reja: Autorin e gënjen mendja

Gazetari Artan Hoxha ka folur për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Fier, ku ka mbetur i vrarë shtetasi N.C, efektiv policie. I...

Lajme të tjera

Web TV