Tenis, shkon në 7 numri i të infektuarve në “Australian Open”, masat nuk lehtësohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të martën janë zbuluar edhe dy tenistë të tjerë me koronavirus në Turneun e Hapur të Australisë (Australian Open), duke e çuar në 7 numrin e të infektuarve deri tani. Ndërsa 72 sportistë dhe anëtarë stafesh janë në karantinë, pjesa tjetër janë lejuar të stërviten, sipas programit për 5 orë. Kështu, edhe dy tenistë të tjerë në “Australian Open”, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, njoftuan zyrtarët e shëndetësisë të martën, duke e çuar në 7 numrin e rasteve të lidhura me turneun e tenisit.

Rastet pozitive në 3 fluturime “charter” kanë bërë që 72 lojtarë të mbyllen në dhomat e tyre të hotelit. Zyrtarët shëndetësorë thanë se askush prej tyre nuk kishte dalë negativ ende, për t’u kthyer në stërvitje. Për këto rregulla të rrepta të vendosura në mjedist ku janë akomoduar dhe po stërviten, pjesëmarrësit e “Australian Open”, ka folur edhe kryeministri i Australisë, Skot Morrison, i cili ka thënë: “Turneu i tenisit do të vazhdojë”.
“Rregullave të vendosura atje duhet t’i përmbahen të gjithë, ashtu si ju i përmbaheni rregullave të gjyqtarit në gjykatë, ashtu duhet t’i përmbaheni edhe rregullave të vendosura nga zyrtari përgjegjës i shëndetësisë kur bëhet fjalë për “Covid-19”, – ka vijuar ai. – Kjo është pjesë e marrëveshjes ndaj duhet t’i përmbaheni të gjithë.” I të njëjtit mendim ka qenë edhe kryeministri i shtetit të Viktorias, Daniel Endrjus, i cili gjithashtu ka kërkuar që të gjithë pjesëmarrësit e “Australian Open” të zbatojnë rregullat e vendosura, në mbrojtje ndaj virusit.

E ndërsa 72 pjesëmarrës të turneut janë ende në karantinë, të tjerët kanë zbatuar programin duke dalë nga dhomat e tyre të hotelit për kryer 5 orë stërvitje. Midis tyre janë Novak Gjokoviçi, fitues në fuqi i “Australian Open”, Serena Uilliams, Naomi Osaka dhe Rafael Nadali. Ndërkohë, mediat kanë nxjerrë imazhe të Gjokoviçit që nuk mbante maskë në minibusin që transporton lojtarët.

Lexo edhe :  Ç’do të thotë kur sheh në ëndërr sikur po tradhton partnerin/en

Veprimet e tenistit serb në këtë turne po ndiqen nga afër, edhe për shkak të injorimit nga ana e tij, të dukshëm, në lidhje me masat kundër virusit edhe në të kaluarën.
Por pavarësisht nga polemikat, i pari turne madhor i vitit në tenis (“Grend Slem”), “Australian Open 2021”, pritet të fillojë në Melburn më 8 shkurt, 3 javë më vonë nga data e zakonshme.

Ndërkohë që në Australi, shumë po pyesin se pse lojtarët dhe stafet e tyre u lejuan të vijnë në vend, kur dhjetëra mijëra australianë kanë mbetur të bllokuar jashtë shtetit.

Të fundit

Nëna dhe tre fëmijët të zhdukur prej ditësh/ Gjendet i pajetë njëri prej të miturve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Nëna bashkë me 3 fëmijët prej tre ditësh rezultojnë...

5 Maji/ Rama homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve”, ja kush e shoqëron

Sot më 5 Maj përkujtohen të rënët e Shqipërisë. Kryeministri i vendit, Edi Rama bashkë me figura të tjera të politikës në vend kanë...

Flet partneri i Diola Dostit: 20 vite diferencë nuk janë shumë

Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti dhe lidhja me biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu duket se po shkon mjaft mirë. Diola ka...

Sinjale alarmi nga Ballkani, duhen përgatitje për skenarin më të keq

Simbolika ishte kërcënuese: Milorad Dodik, lideri i serbëve boshnjakë dhe president i Republikës Srpska, pjesës së dominuar nga serbët në Bosnje-Hercegovinë bëri të ditur...

Piu kafe me ta dhe më pas i dhunoi, ja kush është autori i vrasjes së dy të moshuarve

Kush është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull, i dënuar më parë për vjedhje! Çifti kishte 5 mln lekë në banesë Policia ka...

Lajme të tjera

Web TV