Vajza më e vogël e Trump fejohet në ditën e fundit të babait si President

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tiffany Trump, vajza 27-vjeçare e Presidentit Donald Trump dhe gruas së tij të dytë, Marla Maples, u fejua me të dashurin e saj prej dy vite e gjysmë, Michael Boulos. Lajmin e dha në ditën e fundit të presidencës së babait të saj, përmes një postimi në Instagram.

“Ishte një nder të festoja shumë momente dhe raste historike, dhe të krijoja kujtime me familjen time këtu në Shtëpinë e Bardhë, asnjëra më speciale sesa fejesa ime me të fejuarin tim të mrekullueshëm Michael! Ndihem e bekuar dhe e ngazëllyer për kapitullin tjetër!”, shkroi ajo.

Çifti nuk ka dhënë ende një datë për martesën dhe detaje të tjera.

Vajza më e vogël e Trump ka mbajtur një profil relativisht të ulët gjatë katër viteve të fundit, përveç paraqitjeve të saj të rastit si një zëvendësuese fushate për babanë e saj, përfshirë në Konventën Kombëtare Republikane të verës së kaluar, ku mbajti një fjalim para zgjedhjeve të vitit 2020. Ajo u diplomua në Qendrën e Drejtësisë të Universitetit Georgetown, majin e kaluar.

I fejuari i saj Boulos, të cilin Vanity Fair e përshkroi si “të dashurin e saj trashëgimtar miliarder”, është katër vjet më i ri vogël se ajo. Ai ka lindur në Liban, është rritur dhe arsimuar në Lagos, dhe tani jeton në Londër. Një nga bizneset e familjes së tij me bazë në Nigeri, Boulos Enterprises, është një kompani shpërndarjeje dhe montimi për automjete (motoçikleta, biçikleta elektrike) dhe shet motorët dhe pajisjet që kërkohen.

Sipas mediave lidhja e tyre nisi në fund të vitit 2018 dhe u fotografuan fillimisht bashkë në Manhattan gjatë Javës së Modës atë Shtator. Me pak fjalë, Boulos u bashkua me Tiffany-n në disa evente të ndryshme familjare; fillimisht në darkën e Falenderimeve të Presidentit Trump në Florida dhe në dhjetor çifti u fotografua gjatë pushimeve në Shtëpinë e Bardhë.

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV