Një fejesë pa dhurata, moderatorja tregon zgjedhjen e pazakontë në ditën e rëndësishme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhuratat janë një formë për të shprehur dashamirësinë, respektin dhe dashurinë në ditët e veçanta, por jo vetëm. Gjatë bisedës në “Rudina” në Tv Klan, nisur nga parafolësja Dasara Karaiskaj e cila tha se është një person shumë emocional dhe i koncepton dhuratat sipas vlerës shpirërtërore që mbartin, Eneida Xhelili solli rastin e saj.

Në episodin e parë që kujton, asaj i është dashur të kërkojë ngado për një dhuratë shumë të veçantë. Rasti i dytë i moderatores është fejesa e saj me bashkëshortin, në të cilën nuk u shkëmbyen dhurata siç është zakoni.

Eneida Xhelili: Një herë unë kam vuajtur picirin për të gjetur një letër papirusi të vjetër, e shkruar me dorë në një moment shumë të veçantë që rrodhën ca lot që s’kishte nevojë për dhuratë tjetër. Domethënë edhe unë jam natyrë e tillë që ajo letra mund të kushtojë shumë se është një letër shumë e rrallë ose diçka tjetr.

Rudina Magjistari: E gjete dhe duhej ta bëje dhuratë?

Eneida Xhelili: E gjeta, jashtë Shqipërisë sigurisht se këtu nuk bëhej fjalë, domethënë ishte një okazion shumë i veçantë që mua m’u desh patjetër një letër e vjetër për të bërë të barasvlefshme kohën që unë isha me personin. I shkruaja ato fjalë që unë doja t’i shkruaja me dorën time ndërkohë që sot kartoliant janë të stampuara, të zbukuruara etj, unë doja ta bëja vetë nga shpirti im dhe gjëra të tilla unë bëj shpesh.

Për shembull, edhe për ta përforcuar më tepër, kujtoj momentin kur unë dhe Mondi u lidhëm me familjet pas shumë vitesh që bashkëjetonim dhe i kishim bërë aq shumë dhurata njëri-tjetrit, shpirtërore, materiale sa atë ditë nuk donim të çonim dhe të merrnim asnjë dhuratë. Vajtëm dhe vetëm ndenjëm të dy me njëri-tjetrin dhe thjesht lidhëm fjalën, lidhëm familjet dhe kaq. Nuk besoj që në një fejesë nuk janë dhënë dhurata, vetëm tek unë ka ndodhur, nuk donim. E morëm vendimin të dy./E.T

Të fundit

E rëndë/ 41-vjeçarja bie për vdekje nga kavo ‘zipline’ mbi parkun piktoresk (Foto)

Një grua ka humbur jetën si pasojë e këputjes së rripave që e mbanin në kavon ‘zipline’ nga ku po...

Kërkoi leje për të marrë pjesë në varrimin e vajzës, refuzohet kërkesën e Ergys Arrazit

Ergys Arrazi, babai i tre fëmijëve dhe gruas së tij të mbytur në ujërat e lumit Buna, mesditën e sotme ka kërkuar leje për...

Verstappen: “I lumtur për fitoren e Norris, duhet të mësojmë nga McLaren”

Max Verstappen nuk shkoi më shumë se vendi i dytë në Çmimin e Madh të Miamit, duke iu dorëzuar McLarenit të Lando Norris. Holandezi,...

Keni bërë plane për nesër? Njihuni me parashikimin e motit

Ditën e Martë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe...

Gjendet trupi i fëmijës tjetër/ Balla i përlotur: Gratë të denoncojnë dhunën

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një deklaratë për mediat nga Ura e Bunës, deklaroi se edhe trupi i nënës dhe dy fëmijëve të...

Lajme të tjera

Web TV