Artur Roshi, nxënësi rebel që kundërshtoi poemën “Epopeja e Ballit Kombëtar”

Epopeja e Ballit Kombëtar është një poemë e publikuar për herë të parë në vitin 1944 me autor Shefqet Musaraj. Në të bëhet një propagandë kundër Ballit Kombëtar duke e denigruar si parti politike por edhe indivdët e saj të veçantë duke i sjellë si hajdutë pulash dhe bashkëpunëtorë  me pushtuesin . Nuk ka një shembull të dytë në historinë e letërsisë shqipe që një poemë e vetme të shkaktonte aq efekt kundër një partie politike dhe drejtuesit të saj Mit’hat Frashërit. Sot kryetari i partisë Balli Kombëtar Demokrat  Artur Roshi rrëfen historinë se  si u përball me këtë poemë për  herë të parë.

-Zoti Roshi, jam kurioz të di, kur në mësim zysha iu tregoi për Epopenë e Ballit Kombëtar, si reaguat?

-Diktatura denatyroi çdo fushë të jetës. Denatyroi ekonominë, denatyroi filozofinë, denatyroi çdo qelizë të jetës. Dhe nuk mund të linte pa denatyruar historinë e vendit mbi të cilën ajo mbante pushtetin.

-Ti vetë kur e dëgjove zyshën që do kishit këtë mësim, si reagove?

-Me një kundërshti.

-Në vetvete?

-Jo në vetvete absolutisht, e kam shprehur. Isha në shkollën fillore në fshatin Golem të Gjirokastrës. Më shumë mbaj mend reagimin e mësuesit te im atë sesa reagimin tim.

-Patët ndonjë problem më tej?

-Jo sepse aq mbeti ajo, në reagimin e një fëmije./Fjala.al/Ke.Ba