Vendimi hyn në fuqi/ Nga sot shqiptarët mund të udhëtojnë në Serbi vetëm me kartë identiteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Jashtme njofton se që prej datës 20 janar 2021, ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë mbi lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve.

Tashmë, për të gjithë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Serbisë do të cilësohen si të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, një dokument udhëtimi për hyrje (kthim) në Republikën e Shqipërisë, kartë identiteti biometrike.

Ndërsa për shtetasit serbë që do të kalojnë kufirin shqiptar do të cilësohen të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, leje kalimi, kartë identiteti biometrike.

Serbia bëhet kështu vendi i pestë (pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje Hercegovinës) ku qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirshëm vetëm duke paraqitur një kartë identiteti biometrike.

 

Të fundit

Zbatimi i marrëveshjes Shqipëri–Itali për pensionet/ Rama: Lehtësi për mijëra emigrantë

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur nga dita e sotme, 1 korrik 2025, zbatimi i marrëveshjes dypalëshe...

Furgoni i miellit humb kontrollin dhe përmbyset në mes të rrugës (Detaje)

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Plepa–Kombinat, i njohur ndryshe si rruga e Ndroqit. Një furgon që transportonte miell...

Ish-prokurori Karanxha: SPAK të provojë nëse karta u përdor nga Meta

Nisja me shtyrje e procesit më të rëndësishëm ndër vite në Shqipëri, e dosjes së aferës “Partizani” mund të jetë një strategji nga ana...

Renditet ndër pesë shkencëtaret më të mira në Kanada, kush është shqiptarja nga Korça

Kozeta Miliku, shkencëtarja shqiptare me origjinë nga Korça, është renditur si një nga pesë shkencëtaret më premtuese në Kanada, sipas të përditshmes prestigjioze The...

VIDEO: Klubi brazilian tallet me Interin pas fitores 2-0

Fluminense jo vetëm që fitoi kundër Interit në Kupën e Botës për klube, por luajti pa frikë dhe shfaqi karakter në ndeshjen e luajtur...

Lajme të tjera

Web TV