Kim paralajmëron partitë politike: Mbani përgjegjësi për kandidatët tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, përsërit mesazhin e saj për krerët e partive politike në vend, për zgjedhjet e 25 prillit. Ajo risjellë në kujtesë një mesazh të muajve më parë, ku iu bën thirrje atyre të mos promovojnë korrupsionin.

“Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj – mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin”, është paralajmërimi i Kim i bërë në korrik 2020.

Ndërkohë, sot ajo e ka risjellë në kujtesë këtë mesazh dhe thotë se ai mbetet akoma i vlefshëm.

“Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Presidentit Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancën e tij para Senatit: “Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit”.

Të fundit

Formalizimi i tregut bujqësor e blegtoral, bllokohen 94 tonë produkte gjatë kontrolleve

Në kuadër të aksionit kombëtar për formalizimin e tregut bujqësor dhe blegtoral, janë bllokuar 94 tonë produkte gjatë kontrolleve...

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Hamasi ka thënë se nuk do të çarmatoset nëse nuk krijohet një shtet i pavarur palestinez me kryeqytet Jerusalemin. Grupi militant tha se po lëshonte...

“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar 244 milionë lekë

Raporti voluminoz i Prokurorisë së Fierit, e cila po diskuton për t’ia kaluar dosjen SPAK, evidenton shkelje të tjera që kompania koncesionare Bankers Petroleum...

J.D Vance i fiksuar me UFO-t: Dua të di ç’po ndodh vërtet!

Nga Chiara Buratti, Corriere della Sera Zëvendëspresidenti i SHBA-së po i referohet pamjeve në New Jersey dhe New York nëntorin e kaluar, kur avionë të...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë!

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

Lajme të tjera

Web TV