“Basha ende s’ka kërkuar ndjesë për 21 janarin”, Veliaj ironizon edhe Berishën: Është 77-vjeç dhe thotë jam ndryshimi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga fshati Sinaballë i Rrogozhinës, ku zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste atje, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pyet me ironi se kush është e reja që do sjellë Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa, Lulzim Bashës i kujton se ende nuk ka kërkuar ndjesë për 21 Janarin.

“Këta thonë duam ndryshim, jemi të rinj. Kush është i ri? Para 10 vitesh ishte Saliu me Lulin. Saliu në Kryeministri, Luli në tarracë, vranë 4 njerëz me plumba në mish, vranë katër socialistë me plumba në mish, vranë katër shqiptarë me plumba në mish. Luli ende nuk ka kërkuar ndjesë dhe tani kërkon të bëhet kryeministër.

Pasi shkatërroi Tiranën, pasi vinte Tirana era kërmë, pasi nuk bëri dot një shkollë, pasi vrau katër njerëz dhe ende pa kërkuar ndjesë, pa asnjë reflektim, sot thotë jam gjë e re. Do të rikthehet Saliu, për herë të tretë. Enver Hoxha lindi në 1908, vdiq në 1985, 77 vjeç. 77 Saliu thotë jam ndryshimi, jam gjë e re”, u shpreh me ironi ai.

Të fundit

Vance: Duam të bisedojmë me Teheranin! Sulmi nuk ishte pushtim ushtarak

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, përjashtoi lajm për të dërguar trupa tokësore në Iran, duke ritheksuar qëndrimin...

Mesazhi sekret për Iranin? Pse gjenerali amerikan bëri “Brirët e Djallit”

Pas sulmit kundër Iranit, Shtëpia e Bardhë publikoi disa fotografi nga brenda dhomës së situatave të emergjencës, teksa zhvillohet operacioni “Çekani i Mesnatës”, ku...

Kush po sulmon emrin James Bond?

nga Mark Sweney Pronarët e markës James Bond e kanë cilësuar përpjekjen e një biznesmeni austriak për të marrë nën kontroll emrin e superspiunit...

“Ai dëshiron të vijë tek ne!” Drejtori sportiv i Barcelonës jep lajmin e mirë!

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka konfirmuar se Nico Williams kërkon të bëhet lojtar i skuadrës katalanae. Sulmuesi i Athletic Bilbao mund të ishte transferuar...

Turizmi mjekësor në Shqipëri në rritje, të huajt tërhiqen nga çmimet e ulëta

Vitet e fundit Shqipëria nuk është më vetëm një destinacion turistik. Një tjetër sektor po pëson rritje duke tërhequr vëmendjen gjithnjë e më shumë...

Lajme të tjera

Web TV