Gjobiten me 14 mijë euro partitë politike, që nuk respektuan masat anti-Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inspeksioni i Komunës së Prishtinës, nga 11 janari ka filluar të shpërndajë gjoba për subjektet politike të cilat nuk po i respektojnë masat anti-Covid. Këto parti, në prag të zgjedhjeve po grumbullojnë njerëz nëpër takime elektorale, duke thyer kështu masat kundër koronavirusit që janë në fuqi. Deri më tani, janë shqiptuar gjithsej 14 mijë euro gjoba ndaj subjekteve politike,

Drejtori i Inspeksionit të Prishtinës, Adonis Tahiri, kishte paralajmëruar partitë politike se nëse nuk i respektojnë masat anti-Covid, do të gjobitën në shumën prej 2 mijë eurove, ashtu siç është e paraparë në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Më 11 janar, Tahiri njoftoi se Inspeksioni ka shqiptuar gjobë ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Askush mbi ligjin! Zbatimi masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është i domosdoshëm. Shkeljet sanksionohen në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës – neni 25, paragrafi 1”, shkroi Tahiri në Facebook.

Ai bëri thirrje që partitë politike t’i respektojnë ligjet dhe vendimet të cilat i kanë votuar vetë.

“Iu bëjmë thirrjeve subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që vet i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë”, deklaroi Tahiri.

Por, thirrja e Tahirit nuk u respektua. Partitë politike vazhduan avazin e grumbullimit, kundër Ligjit në fuqi.

Më 19 janar, Inspeksioni i Prishtinës shqiptoi gjobë edhe ndaj dy subjekteve politike.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma ishin partitë e radhës që u gjobitën me nga 2 mijë euro.

Më 20 janar, Inspeksioni i shqiptoi LDK’së gjobën e dytë për mosrespektim të masave anti-Covid.

As Partia Demokratike e Kosovës nuk i shpëtoi gjobës për mosrespektim të masave.

Lexo edhe :  Ali Ahmeti: Serbia po bën gjithçka që të zhbëjë Kosovën

Më 25 janar, PDK’së iu shqiptua gjoba 2 mijë euro nga Inspeksioni i Prishtinës.

Gjobë “hëngri” edhe Lëvizja Vetëvendosje, për një tubim që ka mbajtur në Prishtinë.

E LDK’së duket se “nuk ia lanë shenjë” dy gjobat e para.

Ky subjekt politik vazhdoi grumbullimin edhe pas gjobave të para, ndërkaq Inspeksioni këtë të hënë ia shqiptoi edhe një të re.

Të fundit

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është...

Takimi Putin-Trump, blofi i ri i Kremlinit për të vazhduar avancimin në luftë?

Me entuziazmin e tij të zakonshëm, kreu i Fondit Rus për Investime të Drejtpërdrejta dhe njëkohësisht përfaqësues i posaçëm i presidentit rus për bashkëpunimin...

Zjarret në Jug, rëndësia e sigurimeve dhe SIGAL si aleati i rikthimit në normalitet

Pavarësisht paralajmërimeve të Emergjencave Civile, Jugu i vendit nuk u shpëtoi dot flakëve. Pyje, kultura bujqësore, blegtori, dhjetra banesa, struktura agroturizmi dhe dy objekte kulti...

“Porta e Ferrit” do të shuhet: Nga katastrofë mjedisore në atraksion

Në zemër të shkretëtirës së Karakumit në Turkmenistan, flakë të dobëta përshkojnë muret e një krateri gjigant prej 70 metrash diametër dhe 20 metra...

Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Miliona punëtorë në të gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë pagë minimale. Pragjet kanë për qëllim të sigurojnë një standard bazë jetese për punëtorët, megjithëse...

Lajme të tjera

Web TV