‘Më mirë martohu e bëj fëmijë’/ Deklarata e Albi Nakos që ndezi rrjetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 40-vjeçare ishte mes tyre që konkurroi këtë të diel në emisionin ‘Just Dance’ dhe ndërsa të gjithë duartrokitën për talentin, koreografi Albi Nako ishte i vetmi mes jurisë që e tërhoqi vëmendjen tek mosha. Madje bëri një deklaratë që nxehu rrjetin, pasi mund të cilësohet si seksiste, ai tha: “Mendoj që të garosh me këta të rinj, je në një moshë… më mirë martohu dhe bëj fëmijë sesa të vazhdosh kështu”.

Menjëherë e kundërshtoi balerina e njohur, Enada Hoxha: “Përkundrazi, unë them t’i japim një shans. Jam partizane që një balerinë mund të kërcejë pafundësisht. Unë them që do kërcej deri 100 vjeçe. Këtu vlerësohet pasioni dhe dëshira për të kërcyer. Duke parë Belën me gjithë këtë energji që ka”.

Dhe më pas Graciano Tagani: “Ti sapo vërtetove që baleti nuk ka moshë”.

Ndërsa moderatorja Dojna Mema u zhvendos në rolin e spektatorit, nuk tha asnjë fjalë por vetëm qeshte.

Ky veprim i saj po ashtu bëri që rrjeti të reagonte, shtuar faktin që Dojna ka qenë ndër ato moderatore që bënte monologë për mënyrën si trajtohen vajzat dhe gratë në vend. Por përtej atyre monologëve, dhe momenteve kur preket imazhi i saj personal, Donja vendosi të heshte dhe të qeshte, dhe arsyeja sipas saj ishte fakti që kur ka folur e kanë sulmuar.

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV