“Do kandidoj në Qarkun e Tiranës”, deputeti Valteri për zgjedhjet: Kam pasur oferta nga të gjithë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krijoi partinë e re me Myslim Murrizin, habit deputeti Valteri: Nuk e di ende se me kë do të kandidoj, kam pasur oferta nga të gjithë

Halit Valteri është konsideruar si një prej personazheve më të rëndësishëm të partisë së re të krijuar së bashku me deputetët Myslym Murrizi, Alban Zeneli, dhe Arlind Çaçani, Lëvizjes Demokratike Shqiptare. Por sot në një intervistë të dhënë në Report Tv Valteri ka thënë se ende nuk e ka vendosur se me cilën forcë politikë do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Valteri thotë se ende nuk e ka gjetur gjuhën e duhur me drejtuesit e partisë.

Unë do të kandidoj në Qarkun e Tiranës, një njësinë nr. 7. Kam filluar punën në Bashkinë Kamëz. Është një zonë me probleme të shumta sociale edhe pse është bërë një vjedhje 30-vjeçare qoftë nga pushteti vendor dhe ai qendror. Njerëzit torturohen se i kërcënojnë me ndihmën ekonomike, vendet e punës, energjia elektrike etj.  Për momentin nuk e kam ndarë ende se në cilën parti do të kandidoj. Unë vetë e kam krijuar Lëvizjen për Ndryshim me të tjerët por ende nuk e kam vendosur. Nëse do të gjej gjuhën e duhur do të siguroj mandatin në Qarkun e Tiranës. Nuk është problemi të gjesh një forcë politike për të kandiduar. Kam pasur oferta nga të gjithë”, tha Valteri.

Deputeti nënvizoi se të tria forcat kryesore politike në Shqipëri janë e njëjta gjë, që përfaqësojnë të keqen 30-vjeçare në vend.

“Ndryshe nga ç’jemi mësuar në këto 30 vite  kur kemi parë fushata me flamuj, unë kam vendosur që fushatën time ta bëj derë më derë për të luftuar të keqen më të madhe 30-vjeçare. Të tria palët janë e keqja më e madhe. I kemi parë që zihen si ‘qen’ me njëri-tjetrin dhe bashkëpunojnë me të njëjtët oligarkë dhe ndajnë fitimet. Njerëzit janë të lodhur nga këto surretër që drejtojnë vendin. Monika i kërkonte gjithmonë ryshfet. Lulzim Basha i sillte Xhelal Mziun ka ardhur me këpucë me baltë dhe lëviz me makinë 200 mijë euro. Dhe unë qytetarëve u kam thënë që një zë i fortë i tyre në vendin  Të gjithë këtë teatër në politikën shqiptare shqiptarët e kuptojnë. Dhe unë kam një thirrje për të gjithë, sidomos të rinjtë: Që të bëjmë objekt i largimit nga Shqipëria duhet të kuptojmë rëndësinë e atyre 4 sekondave kur votojmë”, vijoi ai.

Lexo edhe :  As Rusia dhe as Serbia s’e akuzojnë Shqipërinë për grupe terroriste, siç bën Berisha!

Ndërkohë që për atë që pritet të ndodhë më 25 prill, Halit Valteri thotë se Basha nuk fiton gjë më 25 prill.

Lulzim Basha vetëm sa ka përçarë PD-në ndërkohë që është nevoja më e madhe për ndryshim. Ndryshojnë kot më kot njerëzit në qarqe se s’kanë ç’të japin më. Të vijë Mark Marku të vlerësojë punën që nuk e di fare ç’është bërë me strukturat. Me erdhi keq nga Halim Kosova kur tha se më përjashtuan se thanë që s’kam ç’të jap më. Mark Marku del çdo natë të Fevziu se është i paguar aty. PD nuk vuan për figurat”, tha ndër të tjera në Report Tv, Valteri.

 

Të fundit

‘Ben Qimja’ do vijojë të qëndrojë në kërkim, Apeli nuk pranon t’i heqë arrestin

Gjykata e Apelit të Tiranë ka vendosur të mos pranojë ankimin e Arben Isufaj, i cili në Fierit njihet...

SPAK-BKH, nis ndërtimi i godinës lidhëse me vlerë 430 milionë lekë

Struktura e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka nisur punimet për ndërtimin e një konstruksioni lidhës mes godinës së SPAK dhe asaj të BKH,...

Cila kafshë është prodhuesi gjigant i qumështit në botë?

Prodhimi i qumështit përfshin një gamë të gjerë speciesh shtazore në pjesë të ndryshme të botës, secila e përshtatur ndaj klimave dhe sistemeve bujqësore...

Dënohet me 20 vjet burg kirurgu pedofil francez që abuzoi me qindra fëmijë

Ish-kirurgu francez Joel Le Scouarnec i cili ka pranuar abuzimin seksual me qindra pacientë, kryesisht fëmijë, midis viteve 1989 dhe 2014, është dënuar me...

Mishi i ariut do t’i shitet publikut në Sllovaki, qeveria njofton planin

Mishi i ariut të murrmë së shpejti do t'i shitet publikut në Sllovaki. Vendimi i qeverisë populiste të krahut të djathtë është publikuar në...

Lajme të tjera

Web TV