Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot përgjimet e antimafias italiane, në lidhje me grupin mafioz të Ndraghetas, ku përmendet edhe Shqipëria.
Rama thekson, duke cituar konkluzionet e prokurorisë italiane, se ata dështuan të investonin në Shqipëri, duke i bërë thirrje gazetarëve që të investigojnë “nëse nuk jeni të kënaqur nga këto konkluzione”.
Ai nuk mohoi se edhe në Shqipëri bëhet pastrim parash, por shtoi se lufta e institucioneve është të hetojnë se ku ndodh dhe si ndodh.
“Mblidhemi gjithë këta njerëz këtu dhe flasim për ca llumra që flasin italisht me njëri-tjetrin, që nuk rezulton të kenë asnjë impakt në vendin tonë, asnjë investim në vendin tonë, dhe tregojnë me gisht Partinë Socialiste. Partisë Socialiste i merrni të keqen ju të gjithë, që të jemi të qartë”, tha Rama mes të tjerash.
Pjesë nga fjala e kryeministrit:
Konkluzioni i prokurorisë italiane mbi këto përgjime, që ju i keni marr dhe i shisni si kapje në flagrancë të lidhjes mes mafies dhe autoriteteve në Tiranë. Nuk ka asnjë bisedë mes tyre dhe personave që ata flasin gjithë ditën e gjithë natën. Ata donin të investojnë Shqipëri, por dyshuan, për veç një dyqani të vogël që prapë kanë pasur konflikte. Janë përfundime të prokurorisë italiane këto. Ku i shikoni ju këtu pallatet gradaçelat, të gjitha ato marrëzira prej disa delirantësh që e kanë menduar Shqipërinë siç e përshkruani ju, e siç e përshkruan opozita, vendin e mafies e të drogës.
Është e paprecednetë që ambasadori italian të detyrohet të shprehet, sepse janë të skandalizuar që një hetim, që nuk ka asnjë lidhej fare me ndonjë kanal lidhej se pastrimesh në Shqipëri, të kthehet në një kauzë dhe ta bëjë Shqipërinë copë, nga duart e shqiptarëve. Nëse do kishte diçka këtu, do kishte mbetur pa dalë atje, apo pa ardhur këtu në çfarëdo forme?
U bë kjo histori, një histori e tmerrshme, raportesh mëkatare me të vërtetën. Merr dosje përgjimesh nga Italia, hidhi këtu dhe bëj çorap vendin me llafe. Jam mësuar me baltë dhe e kam të qartë që sa kohë të jem në këtë detyrë, me baltën do kem të bëj. A ka pastrim parash? Ku nuk ka, të gjitha vendet luftojnë me paratë e pista. Në Shqipëri, rregullat e vendosura janë jashtëzakonisht të shtrënguara në raport me shumë vende të tjera.
Në Shqipëri, çon 15 mijë euro në shtëpi një emigrant dhe i bllokohen paratë me muaj, për të verifikuar ku i gjeti. Nga i nxirrni ju konkluzionet që ndërtohet pa banka? Çdo klient që blen shtëpi në Shqipëri, kalon në filtrin e verifikimit të pastrimit të parave. As nuk e përjashtoj unë që ka pastrim parash, por ku, si, sa, kjo është lufta e institucioneve që ju ftoj ta provoni me investigime.
Ato që mbushin shqiptarët me dokrra për mafien, shtrirë nëpër kolltuqe, merr ca fjalë andej dhe ngri e ul njerëz. Si mund të funksionojë kështu marrëdhënia me të vërtetën? Prokuroria ka nxjerrë konkluzione, nuk jeni të kënaqur ju? Investigoni.
Mblidhemi gjithë këta njerëz këtu dhe flasim për ca llumra që flasin italisht me njëri-tjetrin, që nuk rezulton të kenë asnjë impakt në vendin tonë, asnjë investim në vendin tonë, dhe tregojnë me gisht Partinë Socialiste. Partisë Socialiste i merrni të keqen ju të gjithë, që të jemi të qartë.