Rikonstruktohen ambjentet e Postës në Librazhd, Balla: Qytetarët tashmë do të marrin shërbim cilësor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Falë investimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Postës është bërë i mundur rikonstruksioni i degës postare nr. 1 në Librazhd, në të cilën ofrohen 80 shërbime të ndryshme postare dhe financiare.

Posta e Librazhdit mundëson shpërndarjen e 3 mijë pensioneve në muaj, 1 mijë prej të cilave në banesa.
Shtimi i shërbimeve shtoi si nevojë edhe rikonstruksionin e ambienteve, në mënyrë që qytetarë apo biznese të marrin një shërbim dinjitoz.

Kryetari i grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla inspektoi përfundimin e punimeve, ndërkohë që kërkoi nga zyrat postare
edhe ofrimin e shërbimit të internetit falas për të rritur
mundësinë e aksesit në
informacion sa më shpejt, por edhe për të lehtësuar komunikimin mes njerëzve.

Vetëm në vitin 2020 në Librazhd janë rikonstruktuar edhe zyrat postare në Njësitë Administrative Hotolisht dhe Qukës ndërsa brenda muajit shkurt do të nisë rikonstruksioni në zyrat postare Zdranjsh, Lunik dhe Stravaj.

Banorët e qytetit Librazhd tashmë kanë mundësi që pranë kësaj zyre të modernizuar tërësisht të aksesojnë:

✔20 shërbime postare ? dhe financiare.?
✔3 sportele në shërbimin tuaj në 7 ditë të javës.
✔Asistencë për aktivizimin e aplikacionit e-Posta?
✔Përkushtim, cilësi dhe korrektësi maksimale.

Gjithashtu vazhdon puna për rikonstruksionin edhe në disa njësi administrative.

Të fundit

Po vjen paqja Rusi-Ukrainë? Prisni lajmin e madh më 2 qershor në Stamboll

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka njoftuar se raundi i dytë i negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës do...

Si i humbi Kosova 600 mln euro projekte? Kokëfortësia e Kurtit sjell pasoja…

Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, të vendosura pas dështimit të qeverisë së Prishtinës për të frenuar tensionet e rënda në veri të vendit midis...

Tiranë, dhunohen në krye të detyrës dy punonjësit e Policisë Bashkiake

Dy punonjës të Policisë Bashkiake janë gjendur nën dhunën e paprecedentë të dy personave, që i kanë sulmuar për shkak të detyrës. Policia e Tiranës...

Zbulohet mesazhi, çfarë plani ka PD për seancën e nesërme në Parlament?

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi uu ka dërguar një mesazh deputetëve demokratë për seancën e nesërme në Kuvend. Në mesazhin...

Kur negativiteti vesh maskën e njeriut: Tiparet e një personi toksik!

Në jetë takohemi me shumë njerëz: disa na frymëzojnë, disa na qetësojnë, e disa të tjerë na lodhin emocionalisht, pa bërë asgjë të dukshme....

Lajme të tjera

Web TV