Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me fermerët në Papër.
Gjatë bisedës, Balla i bëri apel fermerëve që disponojnë NIPT që të aplikojnë në portalin e-albania.al për të përfituar naftën falas.
Sipas Ballës, skema e re e subvencionit do të ulë kostot e prodhimit dhe do të rrisë më shumë fitimet e fermerëve.
“Në zyrat e AREB në Elbasan janë specialistët që ofrojnë asistencën e tyre në aplikimin online që mbyllet më 25 shkurt
Fermerët tashmë e kanë informacionin e duhur mbi mënyrën e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm. Për çdo rast nevoje përdorni numrin jeshil 0️⃣8️⃣0️⃣0️⃣8️⃣3️⃣8️⃣3️⃣
E provuam vetë një telefonatë dhe në çdo moment mund të konsultoheni”, deklaroi Balla.