Rreshqitjet e dherave dëmtojnë 6 banesa në Librazhd, Bashkia: Familjarëve u kemi siguruar qiranë për një vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e dendura që përfshinë vendin para disa ditësh kanë sjellë problematika edhe në zonën e Librazhdit. Siç duket edhe nga pamjet rruga lidhëse me Fushë-Studën ka pësuar dëmtime. Ndërkohë si pasojë e rrëshqitjes së dherave rrezikohen edhe gjashtë banesa në këtë zonë.

“Po bëj gati katër ditë që jam jashtë. Shyqyr si pushoi shiu se do kishim dalë atje tek lumi. Vjen nata e nuk di çfarë të bëj. Ndërtesa ka ikur komplet. Ka ra shumë shi, rrëshqiti dheu dhe është hapur,” u shpreh një banor i prekur.

Ka 3-4 muaj që ka ndodh kjo, por tani ka ik më shumë. Ka lëviz shtëpia. Kemi dalë jashtë. Nuk rrihet më brenda. Rruga e shtëpia kanë ikur”, tha një banor tjetër.

Nënkryetari i bashkisë Librazhd, Andri Çota thotë se gjashtë banesat janë të pa banueshme dhe për këtë pronarëve të tyre ju është kërkuar që të shkojnë në shtëpi me qira, për të mos rrezikuar jetën, pasi zona është e pa qëndrueshme.

“Nga studimi gjeologjik është vlerësuar se ajo zonë është e pa qëndrueshme. Kemi bërë dhe një mbledhje këshilli urgjente për të miratuar qiratë e atyre banorëve që nuk mund të vazhdojnë të jetojnë më në ato banesa. Jemi shumë të qartë se ato përbëjnë rrezik dhe për këtë kemi biseduar me banorët  dhe shumë shpejt do ju gjejmë shtëpi të tjera. Qiraja minimalisht një vit do jua paguajë Bashkia e Librazhdit. Ndërsa Në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare do jua ndërtojmë në një zonë tjetër që është gjeologjikisht e qëndrueshme”, tha nënkryetari i bashkisë Librazhd, Andri Çota.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV