Ahmetaj analizon programin e PD-së: Skema për t’i lënë shqiptarët pa pensione

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për ministrin e Shtetit të Rindërtimit, ish-ministër i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj programi i Partisë Demokratike është një ‘program futja kot’. Teksa ‘skanon’ premtimet kryesore të demokratëve Ahmetaj thotë se taksa e sheshtë është varfëruese ndërkohë që premtimin për uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore nga 24,5% në 18% ai thotë se është një gënjeshtër e madhe dhe nëse realizohej do “t’i lente shqiptarët pa pensione”.

Ditën e djeshme PD prezantoi programin ekonomik me të cilin do u drejtohen shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit. Qëllimi, tha kryedemokrati Lulzim Basha në prezantimin e tij, është rimëkëmbja e ekonomisë. Disa nga pikat kryesore të këtij programit, për të cilin Basha tha se janë dashur 2 vite për ta hartuar, është hapja e 110 mijë vendeve të punës, rritja e pagës minimale nga 30 mijë lekë në 36 mijë lekë, (edhe pse më herët kishte premtuar se do e bënte 400 euro), 3 mijë lekë në muaj për bebet për 5 vitet e para të jetës.

Postimi i plotë i Ahmetaj

Taksë e sheshtë varfëruese apo taksim i drejtë progresiv?

Dyfishim i të ardhurave për frymë…pa afat. Si projekti i tramit…. në kalenda…

Ulja e kontributit të sigurimeve shoqërore – gënjeshtër? padituri?..apo një skemë për t’i lënë shqiptarët pa pension.

Pra, një program “futja kot, se dhe po na besuan, fajin e kanë vetë”

Ja çfarë na thanë në pseudo-programin e tyre:

  1. Do vendosin taksë të sheshtë 9% mbi të ardhurat nga paga – pra, rritje takse për të gjitha pagat deri në 100 mijë lekë/muaj; taksë varfëruese për 94.5% të të punësuarve; ulje taksash për vetëm 5.5% të tyre!

Një qytetar me pagë 35 mijë lekë/muaj, paguan tatim:

  • 1% – me taksën e drejte progresive
  • 9% – me taksën e sheshtë. I rritet tatimi mbi të ardhurat me 31 mijë lekë më shumë në vit; praktikisht shteti i merr nga xhepi një pagë mujore në vit.
Lexo edhe :  3 medalje ari në Madrid, Shqipëria ka një kampione Europe në peshëngritje!

Një qytetar me pagë deri 35-40 mijë lekë/muaj, paguan tatim:

  • 2.6% – me taksën progresive
  • 9% – me taksën e sheshtë. I rritet tatimi 280 USD më shumë në vit.

Po kë lehtëson taksa e sheshtë 9%?

Një qytetar me pagë të lartë 200-300 mijë lekë në muaj, paguan:

  • 13.6% tatim – me taksën progresive
  • 9% tatim – me taksën e sheshtë. I ulet tatimi me 1850 USD/vit.

E dini sa i kursen taksa e sheshtë 9% një bankieri, drejtuesi koorporate, apo punonjësi me pagë 300-400 mijë lekë/muaj? 11.600 USD në vit. Me taksën varfëruese të sheshtë 9%, maja e piramidës së pagave, përfiton në total ulje taksash 150 milionë lekë/muaj.

  1. Do të ulin tatimin mbi të ardhurat e kompanive nga 15% ne 9% – pra, 10 mijë biznese të mëdha të përfitojnë në kurriz të 100 mijë bizneseve të vegjël!

Me taksën e sheshtë 9%, i kursejnë 10 mijë kompanive të mëdha rreth 14.5 miliardë lekë.

Me taksën e drejtë progresive, në 8 vitet e fundit, taksat e biznesit të madh janë rritur 460% krahasuar me 2013.

  1. Vendosin tatimi 0,5% të xhiros për bizneset e vogla – 20 milionë dollarë në kurriz të biznesit të vogël, 100 mijë biznese që sot paguajnë 0 TAKSA!
  2. Ulja e taksës se qarkullimit me 20 lekë nga çmimi i karburanteve dhe 4 lekë TVSH, 24 lekë/litër  – nëse llogarisim që konsumi vjetor i karburanteve është rreth 480 mijë ton, efekti në buxhet i kësaj mase do të ishte -14,4 miliardë lekë, ose një rënie me 5% e të ardhurave vjetore nga Tatimet dhe Doganat.
  3. Ulja e kontributit të sigurimeve shoqërore nga 24,5% në 18% – Të ardhurat vjetore nga kontributet e sigurimeve shoqërore do të uleshin në 64 miliardë lekë, ose 23 miliardë lekë më pak nga sa arkëtohen sot. Kjo është skema “t’i lemë shqiptarët pa pensione”!

 

Të fundit

Zjarret në vend/ Qeveria njofton paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në bujqësi

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria do të ofrojë paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, që janë...

Daniel Defo, shkrimtari i Robinso Kruzo”-së që britanikët e ndëshkuan me lule

Përgatiti: Leonard Veizi Në analet e historisë letrare, ku guximi i penës shpesh përballet me rreptësinë e pushtetit, historia e shkrimtarit Daniel Defo shpaloset si...

Dikur shënonte në Premier League, 50-vjeçari vazhdon ende të luajë futboll

Në një epokë ku futbollistët tërhiqen shpesh para të 40-ave, Jamie Cureton është përjashtimi që sfidon çdo parashikim. Në moshën 50-vjeçare (i mbush në...

Presion ndaj Trump, kërkesa e demokratëve në SHBA: Të publikohen dosjet Epstein

Demokratët në SHBA kanë ndërmarrë një hap të pazakontë për të detyruar ish-presidentin Donald Trump të publikojë dosjet e hetimit për abuzuesin seksual të...

Parku Kombëtar i Vjosës/ Jo më depozitime mbetjesh buzë lumit

Në kuadër të projekteve për zhvillimin dhe mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Vjosës, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, inspektoi sot punimet në...

Lajme të tjera

Web TV