Babai vret të birin/ Mediat: Viktima në 2004 ka qëlluar 17-vjeçarin për vdekje, dënuar me 9 vite e gjysmë burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albert Krasniqi i cili u vra ditën e djeshme nga babai i tij në Prishtinë të Kosovës, sipas “Novosti”, në 5 qershor të 2004 ka qëlluar për vdekje nxënësin e Shkollës së Mjekësisë, Dimitrije Popoviç, i cili në atë kohë ka qenë 17 vjeç me një pushkë automatike në qendër të Graçanicës.

Sipas mediave, viktima ishte në kërkim nga policia pasi akuzohej për ushtrim të dhunës fizike ndaj ish-gruas së tij.

Novosvi shkruan se Albert Krasniqi u dënua me nëntë vjet e gjysmë burgim për shkak se në vitin 2004 ai e kishte vrarë të riun serb një pushkë automatike. Kjo vrasje brutale ndodhi në një “fast food”, ku Popoviç ishte duke darkuar me shokët e tij.

Në një automjet të tipit Audi me Ljabinot Gashin në shofer, në të cili ndodhej edhe Alber Krasniqi, pa arsye ka qëlluar drejt një “fast food-i” ku ndodheshin shumë persona në atë moment.

Një plumb ka gjetur në kokë të riun 17 vjeçar, Popoviç i cili edhe ka humbur jetën. Krasniqi është dënuar me 9 vite e gjysmë burg, por është mbajtur vetëm 4.

Për shkak të konflikteve familjare, Albert Krasniqi, është qëlluar me armë zjarri nga babai i tij Skënder Krasniqi dhe ka humbur jetën.

Vrasja tronditëse ka ndodhur 2 ditë më parë në Prishtinë të Kosovës.

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV