‘Makinë 150 mijë euro, 23-vjeçe dhe plot operacione’, kush është konkurrentja e re e Për’puthen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Gentian Thomai

Rastësisht sot ndoqa një pjese te emisionit Per’Puthen ne Top Channel dhe po hynte nje vajzë e re.

Emrin as qe ja mbàjta mend por fare mire fíksova : Ishte 23 vjeç, nga Dibra, jetonte me te ëmën, studionte diplomaci, kishte pasíon makinat dhe ne video shfaqej me një makine rreth 150.000 euro, kishte pasíon edhe garat me makina, kishte ndërhyrje estetike dhe me disa thonj kilometrik. Kur tha 23 vjeç mu kujtuan gocat e fakultetit ne vitin e fundit qe kjo vajzë aspàk nuk i ngjànte.

Kur tha jam nga Dibra, para syve mu shfàq ai qytet i vogël, i ftohte dhe mikpritës, dhe me lindi pyetja ku e nget atë Benzin (AMG) neper Dibër , se me një te dhëne gaz mbàron rruga. Thashë me vete po te ishte nga Dubai po, se rrugët janë te gjera e te gjata dhe sheikët shumë mikpritës.

Por mbase goca jeton ne Tirane, por përsëri bravo sepse nga Dibra nget një makine te tille dhe ka pasíon makinat dhe garat, ky është një super emancípim. Po e mendoja qe nëse nuk gjen pune si diplomate mund te punoje si pilote ne ‘Formula 1’ ose ne gara te tjera.

Por përsëri ja futa kot, e ku ka nevoje për pune një femër qe nget një makine te tille dhe ka një nga pasíonet me te shtrénjta ne bote atë te garave me makina. Për ndérhyrjet estetike çfarë të them, 23 vjeç, imagjinojeni vete do të thotë kur te shkoje 33, 43 e me

Pra i bíe qe goca ka filluar te kujdéset estetikisht qe ne fëmijëri (se edhe pse lígji jone thotë mbí 18 vjeç je madhor, mua me pëlqen me shumë lígji Japonez dhe Amerikan (me zona) qe madhor je mbí 21vjec).

Lexo edhe :  Merr fund lidhja e Loredanës me Jozin! "Nuk jam e fiksuar me muskujt"

Po dhe ndonjë tatuazh i vogël nuk mùngonte se dukemi me ‘trendy’, për te cilët uroj te jene tatuazhe nga ato te patatinave te fëmijëve, qe fshíhen e lahen kollaj. Dhe si qershi mbí torte ne nje emisioni te tille një pastor, po po një pastor i cili predíkonte vlerat dhe moralin ne një emision te tille.

Uroj qe pagesën qe mérr pastori si opinionist te paktën ta japë për bamirësi. Dhe nga e gjitha kjo situate një pyetje nuk me linte rehat, si arrínte te shfletonte librin e se ‘Drejtësi Ndërkombëtare’, apo librin e ‘Hyrjes ne Diplomaci’, me gjithë ato thonj te gjatë e te gjatë?

Ps: Ku po shkojmë ? Pse kështu është rinia jone? Un refùzoj te them qe ky lloj modeli është femra e re shqiptare sepse përditë shoh vajza qe punojnë, qe lexojnë qe përpíqen.

Shoh dhe njoh vajza qe kane pasíon librat dhe duan te punojnë, dhe jo AMG e zeza me fibra karboni! Qe përpíqen te jene te bukura dhe estetike por pa ndërhyrje qe 20 vjeç!

Qe thonjte i présin qe mos ti péngojnë kur shfletojne apo shtýpin ne tastiere! Kemi arrítur ne një pike ku dhe TV kombëtare u bene pararoje ne degràdimin dhe mos promovimin e vlerave te vërteta te shoqërisë! Zoti i ndihmoftë shqiptaret, ne greminën ku janë rrokùllísur!

Të fundit

Kryeministri Rama mbërrin në Fier i shoqëruar nga Belinda Balluku

Fieri është bashkia e radhës e madhe në vend, ku kryeministri Edi Rama është ndalur për të zhvilluar një...

Salianji: Dënim politik për të më hequr nga zgjedhjet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar menjëherë pas lirimit nga burgu i Fierit, ku vuante një dënim me 1 vit heqje lirie...

Temperatura deri në 42 gradë, vala e të nxehtit mbyll Akropolin e Greqisë

“Helios” mbyll Akropolin. Jo perëndia e lashtë greke, por objekti qiellor që përfaqëson, Dielli. Temperaturat e larta përvëluese kanë detyruar autoritetet që përkohësisht ta...

Pastrimi i kanalit kullues në aksin Shkodër – Velipojë, Rama: Përfitojnë qindra fermerë

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga pastrimi i kanalit kryesor kullues, përgjatë aksit nacional Shkodër–Velipojë. Kreu i qeverisë shprehet se nga kjo infrastrukturë përfitojnë qindra...

Rama: Ministria e Drejtësisë do kërkojë hetim në KLP për Prokurorinë e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama reagon sërish për rastin e Thethit, ku 10 kabinat për të cilat thotë se ishin pa leje, tashmë janë hequr. Rama tha se...

Lajme të tjera

Web TV