“Partia Socialiste në pushtet deri në 2030, edhe pa Ramën”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i ka bërë “gropën” Lulzim Bashës teksa ka folur për një projekt që PS-PD ta çojë LSI për skrap.

Fernada Cenko

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Partia Socialiste do të qendrojë në pushtet deri në vitin 2030, me ose pa të në krye të qeverisë. Në konferencën e përjavshme ku foli së bashku me ministrin Arben Ahmetaj për procesin e rindëtimit, Rama qëndroi në disa çështje.  Edhe pse në prag të zgjedhjeve, partitë konkurojnë me programe, kryeministri Rama tha se programi i Partisë Socialiste është ky që është në zbatim. “Nuk janë bërë 8 vite akoma. Kjo ka rëndësi për faktin që ditët, muajt e vitet tona janë të gjitha të mbushura me punë e kur të bëhen 8 do të ketë më shumë punë. Sa i takon programit. Programi ynë është i ditur publikisht i qartë. Ne kemi vendosur shtyllat e piketat e punojmë për të realizuar çfarë kemi thënë. Në rastin konkret ne do të bëjmë publike një platform me një program pune. Jo program, do ulim sigurimet shoqërore, do të rrisim pensionet. Se kjo është të ulim prodhimin e qumëshit dhe do rrisim prodhimin e djathit”, tha Kryeministri Edi Rama. Ai theksoi se plani i punës do të “planifikojë” Shqipërinë deri në 2030. “Do të jetë plan pune me një vizion të Shqipërisë 2030. Mos e lidhni me mua, ju lutem. Nuk është e lidhur me mua, por deri në 2030 Partinë Socialiste do e keni në pushtet që të jeni të qartë, me ose pa mua.  Mos thoni “obobo” ky do na bëhet gogol këtu, por kur themi 2030 është vizioni i  PS-së për 2030.”, theksoi Rama. Beteja mes taksës së sheshtë të PD dhe asaj progresive të PS, ka sjellë edhe një reflektim të qeverisë, i cili do ta rishikojë tatimin mbi të ardhurat. Edhe pse thotë që nuk ka lidhje me fushatën, Rama këtë premtim e bën para zgjedhjeve.

Lexo edhe :  Nga fshatari kulak me tepricat e grurit, te fshatari evazor me bidonët e qumështit

Kandidimi

Dy ditë më parë Rama tha se qytetit të Durrsit i ka një borxh. Dje Rama e sqaroi pse do të kandidojë edhe në Vlorë edhe në Durrës. Sipas tij, ai ka një një marrëdhënie të fortë me këtë qytet që kur ai ishte i vogël. “Sa i përket çështjes së borxhit kjo lidhet me origjinën time, me jetën time, me kujtimet e mia, me mua personalisht, me Durrësin. Natyrisht, lidhet dhe me faktin se Durrësi ka një potencial të jashtëzakonshëm për t’u shfrytëzuar. Në kushtet kur Vlora ka bërë shumë përpara, Durrësi duket se është padrejtësisht shumë më pas, por ka nevojë për shtysë të re. Ky është borxhi. Ka ardhur koha që Durrësit t’i japim një shtysë të fortë”, tha Rama.

Diversioni i Ramës

Kryeministri Edi Rama me një gur ka vrarë dy zogj duke bërë një diversion me Partinë Demokratike dhe më tepër me kryetarin Lulzim Basha. Ai tha se me Bashën kanë bërë një marrëveshje që ta çojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim për skrap. Por ai që prishi marrëveshjen është Basha, sipas tij.  Rama tha se LSI është projekt që duhet zhbërë dhe sistem që duhet çmontuar. “Çuarja për skrap e LSI-së, ishte një projekt i përbashkët me Lulzim Bashën, por i tradhtuar nga Basha. Se unë nuk e kam tradhtuar projektin, Lulzim Basha e ka tradhtuar projektin sepse ishte ai që e ndau me demokratët domosdoshmërinë për ta çuar LSI-në për skrap dhe sot është thjesht një aksioner në SHPK-në e katër ortakëve ku ai është ortak minorance, se ortakët kryesorë janë Saliu dhe Ilir Meta. LSI është projekt që duhet zhbërë, këtu nuk është çështje personash. Unë gjithmonë kam besuar se nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet, por sistemet korruptojnë njerëzit. Unë besoj që LSI-ja është një sistem që duhet çmontuar komplet. Kështu besoj, kam besuar dhe besoj”, deklaroi Rama

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV