Gjermania bën zbulimin tronditës/ 22-vjeçarja që rezultoi me variantin e ri të Covid-19 kishte ardhur nga Tirana

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një 22-vjeçare rezultoi të jetë infektuar me mutacionin B117 dhe sipas të përditshmes “Frankfurter Allgemeine Zeitung” është kthyer disa ditë më parë nga Aeroporti i Rinasit në Hochtaunus, ku jeton si emigrante.

E reja kishte shfaqur simptoma të lehta të Covid-19, por që pas ekzaminimeve laboratorike rezultoi të jetë infektuar me mutacionin B117.

Shqiptarja po mbahet në karantinë, sipas Departamentit gjerman të Shëndetësisë, ndërkohë që, sipas rregullave të shtetit, ka nisur gjurmimi i kontakteve të njerëzve të infektuar apo që kanë pasur kontakt me 22-vjeçaren.

Pavarësisht se thuajse të gjitha vendet fqinje kanë identifikuar raste me variantin britanik, Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar. Në Institutin e Shëndetit Publik pretendohet se ka një sistem alerti që po monitoron rastet e mundshme të mutacioneve te reja, por që deri më tani nuk është gjetur asgjë në mostrat e analizuara.

Praktikisht, ky është rasti i parë në vendin tonë, ndonëse i pikasur nga autoritetet shëndetësore lokale në Gjermani. Zyrtarë në Institutin e Shëndetit Publik kanë folur përgjatë gjithë javës që shkoi për praninë e një lloji të ri koronavirusi, origjina e të cilit nuk përcaktohet qartë. Madje u përmendën dy raste të dyshuara në Elbasan, por që nuk u konfirmuan si mutacione të virusit. Sipas ISHP-së, rastet e dyshuara do të dërgohen për ekspertizë në Spanjë, me të cilët kanë edhe marrëveshje.

Por që kjo të zyrtarizohet do të duhet të kalojnë ditë të tëra, ndërkohë që virusi i ri thuhet të ketë një transmetueshmëri shumë herë më të lartë se i vjetri. Studimet paraprake kanë treguar gjithashtu se variantet e reja të koronavirusit, ai britanik, brazilian apo i Afrikës së Jugut, mund të çojnë më shpejt në mbipopullimin e spitaleve dhe mund të jenë edhe më vdekjeprurëse


Të fundit

Dritan Shakohoxha braktis profesionin e zemrës: Finalja e së dielës do jetë ndeshja e fundit që komentoj

Dritan Shakohoxha, një nga komentatorët më të njohur në vend ka vendosur të lërë profesionin, që e ka ushtruar...

Danimarka shokon Anglinë me një supergol të Damsgard, Anglia barazon 9 minuta më vonë me një autogol të Kjaer (Video)

Danimarka ka bërë stadiumin e Wembley-n të heshtë, me një supergol nga goditja e dënimit. Goli u realizua nga talenti i Sampdorias Damsgard, i cili...

Grushta e stola druri në ajër! Të rinjtë te sheshi rrihen keq pas mbarimit të ndeshjes Itali-Spanjë

Mbrëmjen e kaluar Italia ia arriti të fitonte ndaj Spanjës duke kaluar kështu në finalen e madhe të Euro2020. Mijëra shqiptarë kishin zgjedhur ta...

Plagosja nga shpërthimi i bombulës e 4 anëtarëve të familjes në Velipojë, arrestohet shitësi i gazit (Emri)

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili akuzohet se tregtonte pa licencë gaz të lëngshëm dhe naftë, jashtë kushteve tekniko-ligjore. Sipas uniformave blu,...

Vaksinimi në Shqipëri/ Manastirliu: Do bëjmë të mundur që të vijnë edhe 23,400 doza të vaksinës Pfizer, presim mbi 400 mijë doza brenda gushtit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e ka nisur fjalën e saj në seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë për këtë...

Lajme të tjera

Web TV