Platforma ‘Shqipëria 2030’/ Rama: Të rinj në Korçë fitojnë sot deri në 8 mijë euro në muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I pranishëm në ceremoninë për rijetëzimin e piramidës, kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo godinë do i shërbejë në të ardhmen ekstremit të kundërt të asaj që donte Enver Hoxha.

“Ka qenë një kohë jo e humbur por na ka dhënë mundësinë që ideja që sot e bën këtë projekt shumë bindës për të ardhmen të merrte formë bashkë me zhvillimet e shpejta.

Sot kjo godinë që mbart historinë e saj shumë ekstreme, është foleja e gatshme për të pritur ekstremin tjëtër, hapsirën e lirisë përmes krijimit të kushteve që të hyjnë në konstilacionet e pafundme të botës.

Kjo godinë e krijuar për të mistifikuar figurën e Enver Hoxhës dhe kohën e një diktature brutale sot është gati t’i shërbejë ekstremit të kundërt, duke i dhënë të rinjve lirinë e pakufishme.

Kur vjen fjala për pyetjen cfarë do sjellë kjo godinë për mua, si prind si njeri, si pjestar i një familje që do të rrijë në Shqipëri por s’e kupton dot pse duhet të rrijë në Shqipëri, duke patur aftësi të veçanta dhe për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje duhet të sjell një fakt.” u shpreh Rama.Ndërsa zbuloi detaje të platformës “Shqipëria 2030”, Rama solli si shembull disa të rinj që Korçë, për të cilët u shpreh se sot fitojnë nga 1 deri në 8 mijë euro në muaj, falë projekteve dixitale.

“Në Korcë janë të paktën 100 të rinj që sot fitojnë nga 1-8 mijë euro në muaj, janë komplet në botën e tyre nuk punojnë as në shtet as në privat, por thjesht kanë gjetur punë në internet dhe bëjnë shërbime për të tretë që ju sjellin të ardhura në Shqipëri. dhe sot janë 2.4 mln vende pune të lira që konsiderohen si potencial i këtij momenti për shërbime të kësaj natyre për kompani që mund të jenë në fund të botës e arrihen me një klik. Jemi duke u përgatitur për të hyrë në një fazë të re. Shtrirja e rrjetit të një programi për më të rinjtë që duan të vënë në punë aftësitë e tyre për botën dixhitale për të fituar shumë më tepër se cdo fitonin nëse do shkonin në Gjermani.

Lexo edhe :  “Ka ende shumë projekte”/ Rama: Tirana do të jetë kryeqyteti europian i të gjithë rajonit

Këto do të kërkojnë një numër fëmijësh të sotëm që nesër të jenë të aftë të hyjnë në gjithë këtë horizont  të ri të punës të shërbimeve të mirëqenies, nëse do jemi në gjendje t’i japim fëmijëve të sotëm instrumentat për t’u aftësuar dhe me këtë fitojnë cdo muaj të ardhura shumë të larta, do të kemi në dekadën ku kemi hyrë, një armatë njerëzish të punësuar këtu të lirë nga cdo lloj lidhje me shtet e pronar dhe zot të fatit të tyre, të aftë për të përballuar sfidat dhe nevojat dhe dëshirat e tyre në aspektin ekonomik. Po përgatisim një nga pikat e platformës për “Shqipërinë 2030”, një hapsirë e re ku shteti të jetë aktor i drejtpërdrejtë mbështetës për aftësimin sa më cilësor të të rinjve të sotëm, për të qenë nesër pjesë e këtij tregu të madh.

Dhe nëse ne do të vendosim një objektiv pë të rritur numrin e koduesve në Shqipëri, dhe disa dhjetëra mijëra në këtë dekadë ku kemi hyrë, të jenë kodues, do të kemi vënë një bazë për Shqipërinë e nesërme.

Dhe duke mos e detyruar të mos e shembim për arsye tona, në një simbol të madh të bukur e të fortë të Shqipërisë që duam nesër për fëmijët tanë. Mendja është e zhvilluar për t’i kapërcyer kufijtë e të gjitha hapat që do të duheshin për këdo që do ishte në këtë vend 30 vjet më parë.

Një vajzë sot në Korcë, kishte një portofol pune të paimagjinueshëm nga shërbimi i një boksieri në SHBA, te një kompani në Londër, te puna për disa shërbime on line e me radhe. Pra, një portofol që duket se nuk kanë lidhje me njëra tjetrën por lidhen me atë vajzë që jeton në Korcë e merr mijëra euro në muaj e nuk e njeh kush.

Duam ti nxjerrim në pah këto talente e ti kthejmë në shembull për të tjerët, në mënyrë që ta kthejmë këtë në një rrugë të re, tanimë që kemi vënë bazat në këto vite, për ta kthyer në rrugë dixhitale.” përfundoi Rama.

Të fundit

Rike nxjerr zbuluar produksionin: Do dilja, por ma mbushi mendjen mami me motrat

Aludimet se banorët e BBV3, nuk janë plotësisht të izoluar nga të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita...

Berisha: Shqipëria nuk plotëson më kriteret politike për të qenë anëtare e NATO-s

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje live ndërsa ndodhet në arrest shtëpiak në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në...

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron kreun e ARRSH-së (Emri)

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit. Sipas informacioneve,...

Ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para

Kthehet ora verore me akrepat që lëvizin një orë përpara mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars. Akrepat lëvizin një orë para,...

“Në maj do mbërrijnë emigrantët e parë”/ Publikon detaje nga tenderi me vlerë 34 mln euro

Që nga 20 maji 2024, kampet në Shqipëri që do të përpunojnë kërkesat për azil të individëve të shpëtuar nga autoritetet italiane do të...

Lajme të tjera

Web TV