Fotografi gjen pas 11 vitesh këtë grua, si ka ndryshuar jeta e saj?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nënë e re e përkulur, që mban mbi supe një ngarkesë të rëndë, ka në duar një valixhe dhe mban edhe një foshnje.

Ky ishte imazhi që reporteri një reporter kinez fotografoi në një stacion treni në Nanchang, Provinca Jiangxi e Kinës lindore, në 30 janar 2010.

Fotoja me titull “Foshnje, mami po të çon në shtëpi” preku zemrat e miliona njerëzve kur u bë kryefjalë në qindra media në të gjithë Kinën. Askush, megjithatë, nuk ishte në gjendje ta identifikonte nënën e guximshme dhe derisa vetë fotografi Zhou Ke arriti ta gjente pas 11 vitesh kërkime të pandërprera.

Bamu Yubumu, tani 32 vjeç dhe nënë e katër fëmijëve, jeton në një provincë të Kinës jugperëndimore. Ajo dhe familja e saj jetonin në një shtëpi të vjetër me çati të rrënuar, në një fshat me toka djerrë dhe u desh të punonin si punëtorë krahu bashkë me burrin e saj larg nga vendlindja.

Bamu u regjistrua zyrtarisht si familje e varfër në 2014-n, dhe më vonë Bamu dhe bashkëshorti i saj filluan të mësojnë mbjelljen e duhanit. Çifti pa prodhimet e tyre të dyfishuara në disa vjet me të ardhura vjetore të rritura me gati 10 herë. Familja ndërtoi rezidencën e saj të re në 2019-n, duke hedhur pas krahëve varfërinë.

 

Të fundit

“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat në 40 gradë, zona të tjera zbardhen nga breshri

Europa po përballet me një valë të re të motit ekstrem, mes temperaturave përvëluese, zjarreve të egra dhe stuhive....

Arrestohen drejtori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”

Policia e Fierit ka ndërmarrë sot një aksion në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, që operon në fushën e nxjerrjes së naftës në...

Shqipëria pritet të ‘përvëlohet’ , ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Temperaturat maksimale...

BE-ja propozon një ulje prej 90% të emetimeve deri në vitin 2040

Komisioni Evropian propozon të ulë emetimet me 90% deri në vitin 2040 krahasuar me nivelet e vitit 1990 si një hap i ndërmjetëm drejt...

Tërmeti me magnitudë 4.3 ballë godet qytetin e Bursës, lëkundjet ndihen edhe në Stamboll

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë ndodhi mesditën e së mërkurës rajonin Gemlik të Bursës . Konkretisht, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore...

Lajme të tjera

Web TV