“Ju ndërron si çorapet”, e dashura e Seldit reagon ashpër ndaj ndjekësve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seldi Qalliu dhe Sindi Çela janë ndër çiftet më të reja të showbizz-it shqiptar. Ata kaluan një krizë në marrëdhënien e tyre pak kohë më parë, dhe pas kësaj modelja fshiu të gjitha fotot e përbashkëta me këngëtarin nga rrjetet sociale.

Mungesa e fotove të përbashkëta të çiftit në rrjetet e tyre sociale, ka ngritur dyshimet se marrëdhënia e tyre ka marrë fund.
Gjatë një mini-interviste që modelja zhvilloi me ndjekësit, një prej tyre e ka pyetur nëse janë ndarë, duke vënë në dukje lidhjet e dështuara të Seldi Qalliut.

“Je ndarë nga Seldi eee? Ju ndërron si çorapet”- shkroi ndjekësi.

Por Sindi Çela u shpreh se informacioni ishte “totalisht i gabuar” dhe bëri tag në partnerin e saj për të treguar se janë bashkë.

“Nga e paske marrë vesh ti këtë informacion totalisht të gabuar?”– iu kthye Sindi Çela, teksa bëri tag në postim këngëtarin dhe shkroi: “Seldi Qalliu çfarë thotë ky?”

Ajo gjithashtu tregoi se nuk bashkëjeton me këngëtarin dhe prej disa muajsh jeton vetëm.

“Po bëj disa muaj që jetoj vetëm. Nuk ma merrte mendja që punët e shtëpisë ishin kaq të vështira,”- zbuloi modelja.

“Kishim një debat dhe u hoqën foto. Por ngeli ashtu që atëherë në fakt, s’ka asnjë problem,”- përfundoi ajo.

Të fundit

Fushata e 11 majit, gratë dhe vajzat shkodrane presin Ramën me këngë qytetare

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e qarkut të Shkodrës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare...

Ra nga lartësia duke punuar në ndërtim, 62-vjeçari humb jetën në Golem

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Golem, ku raportohet se një 62-vjeçar ka humbur jetën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur teksa 62-vjeçari punonte...

Sinqeriteti i Kryemadhit, rrëfen dy gabimet fatale në karrierën e saj politike

Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se pavarësisht divorcit po bën fushatë për babin e fëmijëve të saj Ilir Metën. “Nuk kërkoj votë për ish bashkëshortin...

Varrimi i Papës, Begaj mbërrin në Vatikan, i bashkohet presidentja Osmani

Presidenti Bajram Begaj dhe bashkëshortja e tij, Amanda Begaj, ka mbërritur në Vatikan këtë të premte, ku po merr pjesë në homazhet për Papa...

I shkarkuar nga KPK para dy vitesh, Apelimi rikthen në detyrë prokurorin Bajram Breçani

Kolegji i Posaçëm të Apelimit vendosi të enjten më 24 prill rikthimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Bajram Breçani, i cili ishte shkarkuar...

Lajme të tjera

Web TV