Me Covid-19, pa Covid-19, Kina marshon drejt Lojërat Olimpike Dimërore të 2022-shit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duhet edhe një vit që të nisin Lojërat Olimpike Dimërore të Kinës. Vështirësitë e krijuara nga pandemia, ekzistojnë ende. Megjithatë punimet për ndërtimin e 12 objekteve sportive, ku do të zhvillohen këto lojëra, kanë përfunduar. Kështu, ka nisur numërimi mbrapsht, për nisjen e Lojërave Olimpike Dimërore “Pekin 2022”. Duhet edhe një vit deri në fillimin e kësaj olimpiade që deri tani i është dashur të përballojë vështirësitë e krijuara nga epidemia e “Covid-19”-ës, shqetësimet mbi abuzimet e pretenduara të të drejtave të njeriut, duke përfshirë një burgim masiv në Xinxhiang.

Lojërat Olimpike Dimërore janë planifikuar të fillojnë në 4 shkurt 2022, vetëm gjashtë muaj pas Lojërave Verore të Tokios, të cilat u shtynë për një vit për shkak të pandemisë. E me krizën globale të shkaktuar nga virusi korona, që nuk po tregon shenja zbutjeje, fati i Tokios mbetet ende i pasigurt pavarësisht insistimit të Japonisë që olimpiada do të shkojë përpara. Kina thotë se ndërtimi i objekteve të Olimpiadës, nuk është ndalur.

Dhe të 12 impiantet, që përfshijnë ndërtesa të reja si dhe rikonstruktimin e disa të tjerave, që kanë qenë që në Lojërat Olimpike Verore të 2008-ës. Kina siguron gjithashtu se jo vetëm që do të zhvillojë olimpiadën, por edhe do të jetë “një spektakël unik”. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) tha në një deklaratë për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP) se “po shikon skenarët e mundshëm me të cilët mund të përballemi në Pekin vitin e ardhshëm”.

Një grup pune, duke përfshirë IOC, zyrtarët kinezë dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë “po monitoron nga afër situatën globale të shëndetit, përparimin dhe shpërndarjen e vaksinave, metodat e testimit dhe zhvillime të tjera të mëdha shëndetësore dhe higjienike në lidhje me COVID-19″, – thuhej në deklaratë. “Lojërat Olimpike janë simboli më i fuqishëm në botë i unitetit në të gjithë larminë tonë”, -deklaroi IOC-ja.

Lexo edhe :  Nico Williams shokon Barcelonën, rinovon kontratën me Athletic Bilbaon për 8 vite

Ndërsa Thomas Bach, President i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar u shpreh se Pekini do të shkruajë historinë si qyteti i parë që organizon dy lojëra, verore dhe dimërore. Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022 do të jenë një moment i shkëlqyeshëm për të sjellë botën të bashkuar në frymën e paqes, solidaritetit dhe miqësisë. Të dashur atletë dhe miq nga të gjitha komitetet olimpike kombëtare, mezi presim t’ju shohim në Pekin, pas një viti, për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Pekin 2022”, – tha presidenti Bah.

Të fundit

A do të kandidojë në zgjedhjet e 2029? Kjo është përgjigjja e Salianjit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një konferencë për shtyp nga selia blu u pyet nëse do të...

Chivu kërkon mesfushorin e ëndrrave, Interit i duhen 50 mln euro

Hakan Calhanoglu pritet të largohet nga Interi dhe trajneri Chivu duket se e ka të qartë se cili duhet të jetë zëvendësuesi i tij. Në...

“Kriminelët në zgjedhje, legjendë urbane e fryrë nga vetë Rama”

Në një intervistë me Ylli Rakipin, gazetari i njohur Mero Baze ka deklaruar se kriminelët nuk kanë ndikim të madh në zgjedhje. Sipas tij,...

Veliaj zero shpresa! Mos vallë shtatori nis me zgjedhje në Tiranë?

Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Lartë. Ky vendim shuan përfundimisht shpresat e tij...

Barcelona fut duart thellë në xhep! Duhen 100 mln euro për blerjen e vitit

Barcelona ka një ëndërr. Klubi katalanas do ta kalojë zhgënjimin e Nico Williams duke bërë një transferim edhe më të bujshëm se ai i...

Lajme të tjera

Web TV