Investimi i të huajve në Përmet: Princi i Kurorës ka shprehur interes, i ka bërë përshtypje

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë të Gjirokastrës, është ndalur dhe tek një projekt për Përmetin, ku ka shprehur interes Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara.

Ai theksoi se ata u impresionuan nga qyteti dhe sjellja e qytetarëve, ku iu dukën të urtë.

“Lidhur me planin që po zbatohet për integrimin e të gjitha hapësirave me potencial të madh turistik me perimetrin mes Gjirokastrës, Përmetit, Vlorës, Himarës përmes Tepelenës. Investimet që kemi bërë kanë qenë dhe janë investime që synojnë të zhvillojnë burimet e Energjisë për turizmin për energjinë e zhvillimit. Siç vepron agrikultura duke prekur në pika të caktuara nervat e të gjithë organizmit. Koncepti është i adoptuar nga urbanistët dhe i adoptuar në teoritë e zhvillimit urban.

Duke lidhur Tepelenën me të gjithë Labërinë e Sipërme dhe poshtë me bregdetin e Himarës ne krijojmë një mundësi të re, për të gjeneruar shumë lëvizje dhe të ardhura. Është dhe pjesa e rrugës kombëtare është dhe pjesa e lidhjes së Përmetit me Ersekën është dhe aksi i shumë pritur i Kardhiqit. Këto bëjnë që njerëzit të kenë tundim për të shkuar në pikat e tjera. Vend që ke detin, malin, historinë, traditat e mikpritjes, ke peizazhe natyrore të ndryshme. Kjo do të shihet shumë shpejt.

Pa diskutim që do të ketë një rritje të padiskutueshme të vizitorëve nga Shqipëria që do shkojnë në breg dhe do ngjiten larg ose e kundërta. Është 40 minuta nga Himara. Grupi i ngarkuar nga princi i kurorës për këtë investim ka shprehur interes për të investuar në Përmet. Lidhet me disa faktorë. Kanë bërë një studim të rajoneve të vendit dhe sipas tyre Përmeti është një vend me potencial më të madh të turizmit nga dekada e ardhshme, sipas tyre ka disa karakteristika të veçanta, që nga lumi poshtë deri te pyjet e mrekullueshme lart. Ne themi dhe besojmë se harmonia midis feve është e njëjtë por ata e kanë parë Përmetin, se thonë se “është shumë tërheqëse për mentalitetin tonë”, kanë bërë vizita këtu, i kam shoqëruar unë në verë.

Kanë bërë vizitë vetë, kanë çuar ekspertë. I ka bërë përshtypje kjo pjesë, që ka qetësi në bashkëjetesën mes njerëzve, që nuk ka problem në aspektin social. Kur flasin ata ju do të çuditeshin nga pasioni që flasin. Nuk bëhet fjalë për të bërë investime që cënojnë peizazhin apo natyrën, duan të investojnë në struktura fermash, ku njerëzit të mund të vijnë të jenë në një zonë rurale dhe të ndërtojnë shtëpi, vila ndonjë hotel të vogël, por të gjitha të lidhura me fermën dhe kultivimin, paketës bujqësore të zonës dhe të gatimit. Duan të fusin dhe shfrytëzimin e prodhimeve e artizanëve, ushqimore, është projekt i bukur kur e dëgjon, janë shumë të vendosur për këtë.

Ata duan të shikojnë terrenin, bëhet fjalë për investime shumë të mëdha, duan të shikojnë si do jenë procesin, a do të ketë pengesa. A do shikojnë sa impakt do të ketë kjo. Në momentin kur projekti i Durrësit të hyjë në një fazë që ata ta kuptojnë vendin, Përmeti do e këtë radhën. Ata e konsiderojnë zonën si për pushime, ju e dini ata arabët bëjnë shumë pushime se kanë naftë shumë. Mbase u zgjata shumë por kjo është perspektiva për Përmetin. Ishte shumë të qeshur se i bëmë një tur dhe kur vajtëm në Përmet thanë “ramë rehat se njerëzi ishin të urtë”, tha Rama.

Të fundit

Ana Lleshi e thotë troç: U futa në Për’puthen për një tjetër qëllim dhe do ta përdor!

Ana Lleshi është konkurrentja e parë e përjashtuar nga emisioni “Për’puthen”, e cila u kthye shumë shpejt në personazhin...

Covid-19/ 238 raste të reja, ja sa viktima u shënuan në 24 orë

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2684 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 238 qytetarë. Rastet pozitive...

Ngjarje makabre/ Tre fëmijë të mitur gjenden të vdekur brenda në shtëpi, nëna e tyre arrestohet si autore e dyshuar

Tre fëmijë të moshës 5 vjeçare janë gjetur të therur dje në një apartament në Los Anxhelos. Policia lokale njoftoi se nëna e fëmijëve...

Video/ Juve, Lazio e Napoli fitojnë, Ronaldo “harron” golin, shqiptarët ngrohin stolin

Tre ekipet e mëdha që synojnë të futen në valle për Champions League apo dhe Europa League kanë fituar në ndeshjet e vlefshme për...

E tmerrshme/ ‘Çmendet’ 83 vjeçari: Qëllon për vdekje gruan, djalin me aftësi të kufizuara dhe 2 të tjerë

Një 83-vjeçar i quajtur Renzo Tarabella, qëlloi dhe vrau gruan e tij, djalin me aftësi të kufizuara dhe dy bashkëshortët e moshuar që kishin...

Lajme të tjera

Web TV