Mrekulli ! Nëna me Covid në rrezik për jetën , lind një fëmijë të shëndetshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

COVID-19 nuk fal as të rinjtë dhe as shtatzënat, të cilat janë gjithashtu mjaft të riskuara nga komplikacionet që mund të sjellë ky virus në lindjen e fëmijës duke çuar deri në humbjen e tij. Edhe pse nga spitalet COVID shpesh marrim lajme të trishtuara dhe trajtohen pacientët e infektuar, ndodhin dhe mrekulli si rasti i lindjes së një djali, dy ditë më parë duke sjellë rreze shprese për bluzat e bardha dhe pacientët.

Prof Asc Alma Cani, shefe e reanimacionit te Shefqet Ndroqi,tha se në këtë spital ka ardhur në jetë një fëmijë, një djalë, që momentalisht gëzon shëndet të plotë, nga një nënë e infektuar me COVID-19 dhe ishte në gjendje të rëndë. Mjekja Alma Cani tha se nëna shtatzënë erdhi me probleme pneumonie për shkak të COVID dhe komplikacionet si pasojë e virusit ka sjellë një lindje të detyrueshme. Mjekja Cani tha se nëna aktualisht është në parametra të qëndrueshme në oksigjen, ndërsa fëmija është dërguar në maternitetin “Koço Gliozheni” dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Para 4 ditësh është shtruar në spital, është rëndë dhe vjen me pneumoni nga COVID. Në momentin e ardhjes gjendja ishte e rënduar dhe u trajtua me oksigjen. Ditën e djeshme nga problematika dhe komplikacionet ka pësuar arrest kardio-respirator ku u fut në frymëmarrje artificiale dhe në një kohë rekord brenda 45 minutash u realizuar provokimi i lindjes pasi gjendja që vjen si pasojë e COVID çon në rrezikun e situatës duke sjellë dhe humbjen e  bebit. Në këto kushte në bashkëpunim me kolegët e maternitetit “Koço Gliozheni” u realizua për 45 minuta asistenca në sallat tona të operacioni ku u bë lindja e bebit, një djalë, fatmirësisht çdo gjë shkoi më së mirë. Fëmija është transferuar në maternitet ku aty është dhe asistenca për bebet. Fëmija është mirë dhe nëna ruan mirë parametrat jetësor, ne po vazhdojmë ta mbajmë nën monitorim gjendjen e saj”, tha mjekja Cani.

Ditën e sotme një 28-vjeçare që kishte sjellë në jetë pak ditë më parë fëmijën e saj të tretë humbi jetën te COVID 2, por një nënë tjetër edhe pse në trajtim me oksigjen po lufton për jetën e saj në mënyrë që të dalë nga spitali dhe të marrë në krahë fëmijën e porsalindur.

Lexo edhe :  Gati 1 milion pasagjerë në qershor, shtohen fluturimet nga Rinasi

 

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV