Veliaj: Kush fle gjumë thotë të rikthehen edhe njëherë kohët e vjetra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka inspektuar punimet të dy fushave të tenisit në Parkun e Liqenit, një hapësirë e uzurpuar ndër vite, por që i rikthehen qytetarëve në formën e një mjedisi sportiv, rikrijues dhe argëtues.

Veliaj tha se ka ikur koha e atyre që “tokën e xanun” e kishin filozofi politike, prandaj sot kjo hapësirë gjigante prej 3600 metrash i rikthehet qytetarëve.

“I zoti kishte zaptuar 36 metra, i kishte legalizuar dhe hipotekuar në kohën e atyre që ‘tokën e xanun’ e kishin filozofi politike. Mandej, nga 36 metra kishte marrë 3600 metra. Shumë qytetarë as nuk e kanë idenë se pas këtyre kangjellave është një hapësirë gjigante, që i është kthyer komunitetit. Por, përpara se të ngrejmë ‘qepenat’, po kryejmë një nga punimet më të mira që janë bërë në Parkun e Liqenit”, tha ai.

Veliaj rikujtoi kohët kur në Tiranë protestohej për çdo ndërhyrje e projekt të bukur që bënte bashkia në Parkun e Liqenit. Ai theksoi se më 25 prill, parimi është si të shtohen projektet transformuese dhe jo rikthehet filozofia e zaptimit.

“Kush fle gjumë dhe kush zapton, thotë të rikthehen edhe njëherë kohët e vjetra, ajo koha e kap ç’a të kapësh; zapto, përzë qytetarët nga hapësira e tyre. Por, ato janë kohë të kaluara e mos ardhshin kurrë. Në 25 prill parimi është si të bëjmë edhe më shumë gjëra të bukura, si ta shtojmë shpejtësinë e transformimeve, dhe jo të kthehemi te pistoleta në brez kundër këndit të lodrave, apo ujërat e zeza që derdheshin në liqen”, përfundoi Veliaj.

Projekti parashikon dy fusha tenisi me pikë shërbimi, me rol funksional dhe panoramik, dy tavolina ping-pongu, disa stola në formë shezlongu me pamje nga liqeni, dhe një mol. Gjithashtu, fushat e tenisit do të jenë të pajisura me 12 prozhektorë për ndriçim.

Të fundit

Sërish vjen 10 shkurti

Enver Robelli Listat për deputete e deputetë u bënë publike pak para se ky vit të përfundojë. Fushata elektorale ka...

Lamtumirë Jocelyn Wildenstein/ Ndahet nga jeta “Gruaja mace”

Ikona kontroverse dhe magjepsëse e shoqërisë ndërkombëtare, Jocelyn Wildenstein, e mbiquajtur “Catwoman” për tiparet e saj groteske të maces të arritura përmes operacioneve të...

Ndërron jetë ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka ndërruar jetë. Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët e tij në...

Shqiptarët bëhen lëmsh, kush është djali misterioz që takoi Parashqevinë më 1 janar?!

Disa foto të shpërndara në rrjete sociale kanë trazuar njerëzit ku të gjithë kanë menduar se djali në foto është Luke djali i Parashqevisë. Por,...

Rikthehen trenat, nga pika e vdekjes në rijetësim, 2025 cilësohet si “viti i hekurudhave”

Udhëtarët shqiptarë mund të lëvizin me trena nga Durrësi e Tirana deri në Beograd e në Budapest. Por kjo i përket së ardhmes, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV