Nga takimi i parë me Ramën, tek familja/ Rrëfimi i Elisa Spiropalit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali erdhi në emisionin Fitstation me Çenkuela Hasën në një intervistë ndryshe nga fillimet në politikë tek koha që kalon me familjen.

E pyetur se si e kujton takimin e parë më kryzeministrin Edi Rama ajo u shpreh se ka ndodhur kur ka shkuar për të prezantuar një projekt.

‘’ Unë isha aktiviste në ‘Mjaft’, isha drejtore e Politikave dhe shkojmë në zyrën e kryeministrit për ta intervistuar me një ekip që do bënte një dokumentar për Shqipërinë, regjisorja ishte Austriake. Patjetër mënyra se si ai komunikonte, idetë e tij, vizioni dhe mbresa që kishte lënë si kryetar bashkie por dhe për të gjithë angazhimin e tij politikë se ishte lider i opozitës atë kohë, ishte e tëra mbresuese’’- u shpreh Spiropali.

Më tej Elisa Spiropali zbuloi dhe recetën që t’i të gatuaj më mirë për familjen e saj.

‘Të them që jam ndonjë eksperte gatimi nuk jam, dhe do jem e sinqertë për këtë pjesë se duket sikur gratë i bëjnë të gjitha por pastat i bëj. Është një nga gjërat që di të bëj, dhe kudo që shkoj unë porosis pasta. Duan pak kohë të bëhen por duhet të dish t’i bësh mirë jo shkel e shko, dhe mishin’’- u shpreh ministrja Spiropali.

Ajo tregoi për gazetaren Çenkuela Hasa dhe marrëdhënien që ka me ushqimin dhe sportin.
‘’ Unë nuk jam e çmendur pas sportit me thënë të drejtën, vetëm në verë praktikoj not, por edhe lëviz dhe eci shumë për shkak të punës. Unë ha gjëra që më shijojnë dhe janë të shëndetshme, nuk jam grykëse, nuk ulem të ha me orë të tëra me volum, ha shpesh dhe gjëra të vogla. Më shijojnë gjërat e fëmijërisë për shembull darka më shijon vaji ullirit apo djathi bardhë, ullinjtë, gjëra të tilla që janë fshati dhe vezët i marrim fshati nuk ndodh që ti blejmë’’-u shpreh Spiropali

Të fundit

Si agjentët e Mossad-it në Iran përgatitën terrenin për sulmet ajrore të Izraelit

Operacioni ushtarak izraelit “Ngritja e Luanit”, më i madhi i nisur ndonjëherë nga Izrali kundër Iranit, filloi në orët...

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin Tsikhanouski

Bjellorusia ka liruar 14 të burgosur, përfshirë Syarhey Tsikhanouskin, i cili u arrestua në maj të vitit 2020 gjatë përpjekjes për të kandiduar për...

Kokainë dhe para cash, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar në Crespina Lorenzana. Sipas raportimeve, 31-vjeçari shqiptar është kapur nga policia italiane gjatë një kontrolli të rastësishëm. Sjellja...

Prapaskena e merkatos, Barcelona planifikon goditjen e madhe në 2026

Barcelona po punon jo vetëm për merkaton e kësaj vere, por edhe për atë të vitit të ardhshëm. Mediat angleze raportojnë se klubi katalanas...

Gjykata e Kosovës zbulon vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç

Gjykata Themelore e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiçin për vrasjen e ish-politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviçit, ndërsa katër të akuzuar janë dënuar me...

Lajme të tjera

Web TV