Çmimi i karburanteve rritet për herë të parë pas pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që prej nisjes së pandemisë së Covid-19 çmimet e karburanteve kanë shënuar për herë të parë rritje.

Të gjithë pikat e karburantit në kryeqytet dhe qytete të vendit kanë ndryshuar çmimin si për naftën dhe për benzinën, duke i rritur mesatarisht me 8 Lekë për litër.

Disa ditë më parë një litër naftë dhe benzinë kushtonin 148 Lekë, ndërsa sot ato shiten me 156 Lekë. Tregtarët e karburanteve e shpjegojnë shtrenjtimin e çmimit me rritjen e lëndës së parë në bursa.

Që prej Nëntorit të vitit të shkuar, çmimi i kësaj lënde në tregjet ndërkombëtare nisi një tendencë rritëse, pas vlerave afër zeros që arriti nafta bruto në fund të muajit Prill.

Prej një jave çmimi i naftës është rritur me 16%, nga 50 Dollarë për fuçi në 61 Dollarë.

Çmimet e naftës në botë u rritën pas vendimit të OPEC për të shkurtuar sasitë e prodhimit të naftës dhe shtimit të kërkesës së vendeve si Kina dhe India për këtë lëndë.

Vitin e shkuar konsumi i karburanteve u ul për shkak të rënies së lëvizjeve globale, por edhe në Shqipëri karantina përgjysmoi disa muaj konsumin e saj.

Sipas indeksit global të çmimit të naftës, Shqipëria renditet në vendin e 17-të në botë për çmimin më të lartë, duke lënë Gjermaninë, Greqinë, Serbinë dhe vendet e tjera të rajonit.

Të fundit

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Historia e burrit që kaloi 5 muaj në burg pa e ditur se liria kushtonte vetëm 2 dollarë

Një histori surreale nga Nju Jorku ka tronditur opinionin publik dhe ka ekspozuar një mangësi serioze në sistemin gjyqësor amerikan. Protagonist është Aitabdel Salem,...

Lajme të tjera

Web TV