Xhaçka- ministrit të Jashtëm të Sllovakisë: Lejoni një zyrë përfaqësimi të Kosovës në Bratislave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka pritur ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Ivan Korčok, i cili viziton vendin tonë në kuadër të një turi rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Bashkëpunimi e mbështetja për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit, dhe solidarizimi për përballimin e pandemisë globale Covid-19, kanë qenë temat e diskutimit mes tyre në këtë takim.

Xhaçka e ka falenderuar ministrin për mbështetjen e dhënë me 30 mijë euro për ndërtimin e një prej spitaleve Covid si dhe për mbështetjen në kuadër të rindërtimit.

Gjatë konferencës Xhaçka ka deklaruar se i ka kërkuar ministrit të Sllovakisë të lejojë mundësinë e një zyre të përfaqësimit të Kosovës në Bratislave, pavarësisht qëndrimeve të kundërta që ndajnë sa i përket statusit të Kosovës.

“E falenderoj për mbështjetjen që i ka dhënë Shqipërisë në mbështetjen në integrimin në BE.  Ndava kënaqësinë me vlerësimin e Shqipërisë. Niveli i demokracisë në vendet e rajonit ka pësuar një rënie të dukshme. E çmojmë faktin që Sllovakia po angazhohet kaq seriozisht në rajonin tonë në një kohë kur vëmendja e vendeve të tjera është te Covid.

Ne ndajmë qëndrime të kundërta sa i përket statusit të Kosovës, por innteres të përbashkët në kosolidimin e paqes.  Për këtë arye i kërkova të lejojë mundësinë e një zyre të përfaqësimit të Kosovës në Bratislave. Falenderojnë për donacionin 30 mijë euro për një nga spitalet për pandeminë”, tha Xhaçka.

Nga ana tjetër ministri i Sllovakisë ka deklaruar se e mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë duke thënë se vendi jonë ka bërë përpara në reforma.

 

“Unë ju përgëzoj për  përparimin dhe jam i sigurt se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë pranë integrimit në BE.  Minstrja e përmendi Kosovën, e theksoj se Sllovakia s’e ka ndryshuar qëndrimin, mos njohjen e Kosovës. Ne po e ndjekim nga afër dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha Korcok.

Të fundit

Policia Bashkiake e Tiranës thirrje tregtarëve ambulantë: Zhvendosni aktivitetin

Policia Bashkiake e Tiranës iu ka bërë thirrje tregtarëve ambulantë që të respektojnë urdhrat ligjorë dhe të zhvendosin aktivitetin...

Emmy Noether, gruaja më e urryer e Rajhut të Tretë

Matematikanja Emmy Noether, e persekutuar si grua hebreje në Gjermaninë naziste, formuloi teoremën që i mundësoi Ajnshtajnit të zhvillonte teorinë e relativitetit. Një grua në...

Bilanci Janar-Qershor 2025/ 929 operacione, trendi i ri i narkotrafikut me postë

Vetëm në kryeqytet të përfshirë kanë rezultuar 1116 personatë cilët kanë rënë në pranga nga policia, ndërkohë 32 të tjeërë janë të shpallur në...

Kontrata e mbetur e Diogo Jotas, Liverpool bën gjestin e madh për familjen e tij

Bota e futbollit është ende e tronditur nga vdekja tragjike e Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva. Një humbje që ka prekur thellë jo vetëm...

Rama ultimatum zaptuesve të Lungomares: Nga e hëna, s’do keni asgjë në dorë

Kyeministri Edi Rama i ka dhënë ultimatum pronarëve të bareve dhe restoranteve në Vlorë për lirimin e trotuareve në zonën e Lungomares në Vlorë. Ky...

Lajme të tjera

Web TV