Ekspertët britanikë ngrenë alarmin: Varianti i ri i Covid do të përhapet në të gjithë botën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Varianti i koronavirusit që u shfaq për herë të parë në Kent mund të bëhet lloji dominues i virusit kudo në botë, ka parashikuar shefja e programit të mbikëqyrjes gjenetike të Britanisië së Madhe.

Profesoresha Sharon Peacock i tha BBC se varianti i ri ka “përfshirë vendin” dhe “do të përfshijë botën, me shumë gjasë”. Varianti Kent i Covid është zbuluar tashmë në më shumë se 50 vende.

Ky variant i Covid u zbulua për herë të parë në shtator 2020 në Anglinë jug-lindore dhe përhapja e saj e shpejtë gjatë muajve në vijim u citua si arsye për futjen e rregullave të reja të bllokimit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në janar.

Profesoresha Peacock, drejtore e konsorciumit Covid-19 Genomics në Mbretërinë e Bashkuar, tha: “Ajo që na ka prekur vërtet për momentin është transmetueshmëria”.

Ajo shtoi: “Do na duhen shumë vite që të përballemi me virusin”.  Vaksinat aktuale u krijuan rreth versioneve të mëparshme të koronavirusit, por shkencëtarët besojnë se ato ende duhet të funksionojnë kundër atyre të reja, megjithëse ndoshta jo edhe aq mirë.

 

 

 

Të fundit

“Berisha të japë dorëheqjen”, avokati: Drejtësia do të jetë efektive për “Partizanin”

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara, foli për çështjen e aferës “Partizani”....

Rinovimi i kartonit CAP, Rama: Bëhet pjesë e lejes së drejtimit

Një lajm i mirë për drejtuesit profesionistë të mjeteve vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës dhe...

Vritet me thikë 32-vjeçari në Divjakë, shkak sherri për kanalin vaditës

Një 30 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në një lokal në Divjakë, pasi është qëlluar disa herë me thikë. Ngjarja...

Siguroni pronën dhe shëndetin, mos shkoni dy ditë në plazh!

Nga Ermal Mulosmani Sipas të dhënave të AMF-së, pagesat që ka bërë SIGAL për klientët e vet, në 6 muajt e parë të vitit, janë...

Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “KAYO” do të merret me trajnimin

Shqipëria vijon t’i mbajë sytë te ushtria. Vendi synon të shtojë flotën e pilotëve të avionëve luftarakë. Për përgatitjen e tyre është ngarkuar KAYO,...

Lajme të tjera

Web TV