“Do doja që të m’i kishte thënë problemet”, Babai dedikim për 18-vjeçaren e njohur që kreu vetëvrasje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 18-vjeçare e njohur në TikTok, Dazharia Shaffer, ka kryer vetëvrasje. “Unë dua t’i falënderoj të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen për vajzën time. Fatkeqësisht ajo nuk është më me ne dhe ka shkuar në një vend më të mirë”, shkroi babai i saj në postimin krah fotos së të bijës.

Në një faqe në GoFundMe të hapur nga babai i saj, shkruhet se adoleshentja ndërroi jetë të hënën, ndërsa shtoi se ajo po luftonte me probleme të shëndetit mendor.

“Vajza ime Dazharia na la herët dhe është thirrur për të fluturuar me engjëjt. Ajo ishte shoqja ime më e vogël dhe nuk isha përgatitur në asnjë mënyrë, për të varrosur fëmijën tim. Ajo ishte aq e lumtur dhe ngazëllehej të më shihte kur të kthehesha në shtëpi nga rruga. Do të doja vetëm që ajo do të më kishte folur për stresin dhe mendimet e që kishte për vetëvrasje. Mund t’ia kishim dalë. Tani kam ardhur në shtëpi dhe ti nuk do të jesh më aty duke më pritur. Unë duhet të të lë të fluturosh me engjëjt”, shkroi ai.

Nëna e Dazharia-s, Jennifer Shaffer, gjithashtu konfirmoi lajmin në një postim emocional në Facebook:

“Jam shumë zemërthyer. Me të vërtetë nuk mund të besoj se ke ikur. Do të doja të isha duke pritur që të më thoshe se ishte një shaka, por nuk është. Do të doja të kisha vdekur në vendin tënd. Të gjithë flasin për kohët tona të këqija, por kurrë mos flasim për kohërat e mira”.

Dazharia, e cila ishte nga Louisiana, SHBA, u bë e njohur nga TikTok pasi kishte 1.4 milionë ndjekës. Adoleshentja gjithashtu kishte mijëra ndjekës në Instagram dhe YouTube dhe shpesh dokumentonte jetën dhe sfidat e saj në platformat sociale.

Lexo edhe :  Shpërthejnë protestat në Meksikë, përshkallëzohet dhuna ndaj bizneseve dhe turistëve

Një ditë para se të njoftohej në polici se adoleshentja kishte kryer vetëvrasje, apo publikoi disa video në të cilat shkruante: “Postimet e fundit”.

 

Të fundit

Horoskopi ditor, 7 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe...

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile finalizuan me sukses...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Lajme të tjera

Web TV