Reshjet e dendura të shiut/ Buna del nga shtrati, problematike situata në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Buna del nga shtrati, rritje të nivelit të ujit nga prurjet e shkarkimet në të gjithë Shkodrën, evakuuohen mbi dhjetë familje.

Gjatë ditës së fundit për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ka një rritje të nivelit të ujit nga prurjet, shkarkimet, reshjet në të gjithë territorin në Shkodër.

Bashkia e Shkodrës bën me dije se janë rritur së tepërmi nivelet e lumenjve.

Mësohet se lumi Buna ka dalë nga shtrati, ndërsa rritja e nivelit të liqenit ka krijuar vështirësi qarkullimi në disa lagje qytetit, duke rrethuar nga uji territorin që shtrihet në pjesën veriperendimore të qytetit si lagjet nr.1 dhe nr. 2, në Livadhe, Xhabije, Tophanë, Zoteknikë, shtëpitë në lagjen Tepe, Perash.

Gjatë mbrëmjes në qytetin e Shkodrës janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në qytet mbi dhjetë familje tek të afërmit e tyre dhe në strehime të tjera.

Forcat zjarrëfikëse kanë punuar për largimin ujit nga shtëpitë, të cilat kanë patur prezencë uji në oborre, duke parandaluar dëmtimin e disa banesave.

Të fundit

Përleshje në Mal të Zi pasi çmimi prestigjioz iu nda një mohuesi të kombit malazez

Qytetarë dhe policë u përleshën më 8 korrik në Podgoricë, gjatë një proteste kundër dhënies së çmimit “13 Korriku”...

Berisha mbrojti aferën korruptive të “Bankers”/ Murrizi paralajmëron skandalin e radhës!

Myslim Murrizi ka reaguar ndaj atyre që mbrojnë aferën korruptive të “Bankers”. Një prej tyre është edhe Sali Berisha, që pak ditë më parë e...

Evi Kokalari: Urime mami Gridës për lirimin e djalit

Evi Kokalari ka komentuar lirimin e Ervin Salianjit nga burgu. “S'me ka ardhur aspak keq per burgun qe beri Saljani, sepse po te njejtat mashtrime...

Tabaku: Europa na sheh si europianë, qeveria jo!

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetet sociale pas debatit të zhvilluar dje në Parlamentin Europian mbi raportin për...

Pse amerikanët nuk mund të blejnë makinën elektrike më të mirë në botë

Nga Michael Dunne Me shumë gjasa keni dëgjuar për BYD. Një lojtar mesatar në industrinë e automobilave vetëm disa vite më parë, prodhuesi kinez i makinave...

Lajme të tjera

Web TV