Veliaj ankimon gjobat në KAS/ KQZ hedh shortin, përcakton relatorin që do shqyrtojë ankimimin e kryebashkiakut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ankimuar vendimin e KQZ, e cila e gjobiti kryebashkiakun me 75 mijë lekë për zhvillimin dhe publikimin e aktiviteteve tëndaluara në kuadër të fushatës zgjedhore.

Për këtë arsye, sot  KQZ caktoi anëtarin e KAS, Koli Bele si relatori që do të shqyrtojë ankesën e Veliajt.

“Sot u hodh shorti për Kërkesën Ankimore nr. 03, me objekt: “Ndryshimi i vendmit nr.46, datë 09.02.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve ‘Për shqyrtimin administrativ të denoncimeve për shkelje të parashikuar në vendimin nr. 09, datë nr. 9, datë 24.12.2020’ të Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”. Rezultatet e shortit përcaktuan si relator të kërkesës, Anëtarin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, z. Koli Bele.”, thuhet në njoftimin e KQZ-së. 

Dy ditë më parë Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve dënoi me gjobë 75 mijë lekë Veliajn,

pas ankesës së bërë nga LSI.  Bazuar në analizën e fakteve dhe provave të administruara, KQZ e arsyetoi mos raportimin dhe dhënien e celësave të shtëpive të reja si në kundërshtim me vendimin e dhjetorit të organit të administrimit të zgjedhjeve, për ndalimin e aktiviteteve që mund të përdoren për qëllime elektorale.

Të fundit

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi...

Evropa përgatitet për luftë, fabrikat e armëve zgjerohen me ritëm trefish më të shpejtë

Financial Times Fabrikat e armëve në Evropë po zgjerojnë kapacitetet e tyre me një ritëm trefish më të shpejtë sesa në kohë paqeje, duke shtrirë...

Situata me zjarret/ Një shtëpi e pasiguruar, një çmenduri!

Nga Ermal Mulosmani Situatat e fatkeqësisë natyrore, si kjo që po shohim këto ditë me zjarret në të gjithë Shqipërinë, janë ndoshta të paparandalueshme por,...

Cuca me nishana

Nga Edison Ypi Cuca me nishana, korr grurin deri në mbrëmje kur ka dalë hana, i ka flokët kaçurrela, thur triko ose çorapa me shtiza,...

Rekorde temperaturash thyhen ndërsa nxehtësia ekstreme përfshin pjesë të Evropës

Temperatura të paprecedenta po shkaktojnë vështirësi në jugperëndim të Francës, Kroaci, Itali dhe Spanjë, me shkatërrimin nga zjarret në Evropë që është rritur me...

Lajme të tjera

Web TV