Shkodra nën ujë, situata përkeqësohet gjatë natës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qarku i Shkodrës vijon të jetë në vështirësi, pasi ka një prezencë mjaft të lartë të ujërave si pasojë e reshjeve intensive. Në një raportim të bërë mëngjesin e sotëm nga bashkia, thuhet se gjatë natës situata është përkeqësuar, duke shënuar rritje të nivelit të ujërave në territorin e Shkodrës.

Kjo për shkak të baticës dhe prurjeve nga të gjithë lumenjtë dhe liqeni në të gjithë zonën e Nënshkodrës së përmbytur në njësitë Ana e Malit, Dajç, Bërdicë, Velipojë dhe Rrethinat e qytetit. Sot në orën 7:30 hidrometri shënon 7m ne Dajç, ndërsa dje hidrometri në Dajç në orën 14:30, shënonte kuotën 6.96 m. Sot në orën 7:30 hidrometri në liqen shënon 9.35, ndërsa dje Liqeni të Shkodrës në orën 14:30, shënonte kuotën 9.22 m. Sot në orën 7:30 hidrometri Drin shënon 7.35, dje hidrometri i lumit Drin në orën 14:30, shënonte kuotën 7.50 m.

Situata e përmbytjeve në Nj. A. Velipojë sot më 12.02.2021, ora 08:00

-Janë 350 ha sipërfaqe toke e përmbytur në fshatrat Luarz , Ças, Baks i Ri dhe Reç i ri

– Nuk ka shtëpi të përmbytura.

– Në 8 shtëpi ka prezencë uji në oborre.

– Ka furnizim me energji elektrike.

– Qendrat shëndetësore në gatishmëri.

– Shkollat dhe kopshtet funksionojnë normalisht.

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Ana e Malit, datë 12.02.2021

– Ka rënie të nivelit të ujit me rreth 10 cm.

– 1300 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Oblikë, Obot Muriqan , Shtuf e Velinaj).

– Rruga e Obotit e bllokuar rreth 150 cm lartësi në rrugë.

– Shtëpi të përmbytura janë 8.

– Prezencë uji në oborre rreth 140 cm (fshati Obot.)

Lexo edhe :  Gara për kreun e ri të BKH, KLP cakton datën e lirimit nga detyra të Hajnës

– Shumë garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Obot.

– Në fshatin Muriqan (Lagja Xhakaj e Kurtaliaj) janë 2 shtëpi me prezencë uji.

– Garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Muriqan.

– Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek lagja Goricë (rruga e bllokuar).

– Rruga e Obotit është e pakalueshme (makina e ushtrisë nuk kalon).

– Ujësjellësi Oblika 1, i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).

– Ujësjellësi Oblika 2, i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).

– Qendrat shëndetësore në gatishmëri.

– Energji elektrike ka në të gjithë zonën.

– SPZ e zonës në gatishmëri.

– UKSH vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë (kryesisht pallate).

– Varkat e FA, reparti BMR Tiranë, janë në gatishmëri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).

– Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2- 3 m.

– E bllokuar rruga Goricë, mbi 50 cm ujë (kalohet me makina ushtrie).

– Nevoja për bazë ushqimore për bagëtitë. Po presim të ulet sasia e ujit që të transportojmë ushqim për gjënë e gjallë. Me varka është e pa mundur.

– Situata është shumë kritike (dita 37 e përmbytjeve).

– Gjendja e vështirë në lagjen Gallube, fshati Oblikë (përmbytur garazhe e stalla bagëtish).

– Fshati Obot është në gjendje të jashtëzakonshme rrezikshmërie.

– Situata mbetet shumë e rënduar.

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV