Arsyeja pse është më mirë të përdorni dy maska në vend të një

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përdorimi i maskave, përfaqëson një nga shtyllat e masave anti-Covid, së bashku me distancimin shoqëror dhe larjen e përpiktë të duarve (me sapun dhe ujë ose një xhel hidroalkoolik).

Sidoqoftë, në fillim të pandemisë Covid-19, këshillat ishin kundër mbajtjes së maskës, me shumë gjasa për të mbrojtur rezervat që do të alokoheshin për personelin shëndetësor.

Në dritën e shumë studimeve që vërtetojnë efektivitetin e këtyre pajisjeve, në thyerjen e zinxhirit të infeksioneve të koronavirusit SARS CoV- 2, mjekët dhe shkencëtarët, javët e fundit, kanë filluar të rekomandojnë përdorimin e maskës së dyfishtë, e cila garanton mbrojtje praktikisht totale kundër pikave dhe aerosoleve të kontaminuara potencialisht.

Një studim i madh mbi këtë çështje, sapo është botuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), një nga rregullatorët kryesorë të shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ekspertët nga Ekipi i Reagimit të Emergjencave Covid-19 dhe Instituti Kombëtar për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, kanë treguar se duke u mbuluar, një maskë kirurgjikale, me një maskë pëlhure (të ashtuquajturat maska ​​të komunitetit), mbrojtja nga aerosoli është më e madhe se 90 përqind.

Siç specifikohet për “New York Times” nga Dr. Linsey C. Marr, një studiues në Departamentin e Inxhinierisë Civile dhe të Mjedisit në Virxhinia, mbulimi i dyfishtë i fytyrës, nuk rrezikon funksionin e mushkërive.

Autorët e studimit të ri, zhvilluan një simulim të ekspozimit ndaj piklave të mëdha dhe të vogla të frymëmarrjes (pikat dhe aerosolet, respektivisht), duke krahasuar efikasitetin mbrojtës të kombinimeve të ndryshme të maskave: pa asnjë maskë; me një maskë kirurgjikale të veshur dobët; me një maskë të komunitetit (në pëlhurë); dhe me një maskë kirurgjikale të mbuluar nga një maskë tjetër pëlhure.

Lexo edhe :  Erdogan shpall fitoren kundër “terrorizmit” pas çarmatosjes së PKK-së

Rezultatet treguan se një model i dobët kirurgjik, ishte i aftë të bllokonte vetëm 42.0 përqind të grimcave, ndërsa kombinimi i modelit të pëlhurës mbi modelin kirurgjik, bllokoi deri në 92.5 përqind të aerosoleve, raporton “Fanpage.it”.

Kur burimi dhe marrësi, ishin të dy të pajisur me maska ​​të dyfishta, ekspozimi kumulativ ndaj aerosoleve të marrësit, u zvogëlua me më shumë se 95 %.

Këto rezultate tregojnë qartë se përdorimi i maskës së dyfishtë mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e kontraktimit të COVID-19 dhe përdorimi i këtij sistemi inkurajohet nga ekspertët.

 

Të fundit

Si të përballoni të nxehtin përvëlues të verës: Këshilla praktike për t’u freskuar

Si të qëndroni të freskët edhe kur temperaturat kapin maja Temperaturat e larta verore shpesh na bëjnë të ndihemi sikur...

Durrës, ngec rindërtimi/ Debate në këshillin bashkiak, opozita braktis mbledhjen

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Durrësit u ndërpre pa nisur, pasi këshilltarët e opozitës u larguan nga salla në shenjë proteste ndaj...

Kredi me interesa te ulëta për bujqësinë, ministrja shpjegon procesurat se si përfitohen

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, gjatë një interviste në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ka theksuar rëndësinë e formalizimit të sektorit bujqësor...

Vajzat ‘VIP’ takime speciale në burgje/ Favoret që u bëhen bosëve të krimit

Korrupsion i pastër i ka cilësuar avokatja Sonila Velo takimet e vajzave VIP në burgje me bosët e krimeve. E ftuar në emisionin, ajo tha...

Shkrirje AKU-së? Ministrja Denaj: Të gjithë inspektorët do kalojnë në “filtër”

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit” komentoi aksionet qe kryhen në kuadër të përmirësimit të kushteve...

Lajme të tjera

Web TV