Moti i keq/ ARRSH: Tregoni kujdes, në rrugë ka prezencë dëbore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përkeqësimi i motit ka shkaktuar problematika të ndryshme në disa akse rrugore në vendin tonë. Nëpërmjet një njoftimi në rrjete sociale, ARRSH thotë se reshjet e borës që kanë përfshirë një pjesë të madhe të territorit tonë kanë sjellë dhe vështirësitë e para të qarkullimit të automjeteve në qarkun e Dibrës dhe të Korçës.

Po ashtu, ARRSH tregon dhe akset problematike ku drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes.

Njoftimi i plotë

Gjatë natës kanë filluar reshjet e borës në Qarkun e Kukësi, në Qarkun e Dibrës, në Qarkun e Korçës, në Qafë Mali-Fierzë, në akset e Sarisalltikut dhe Steblevës, shoqëruar me temperatura të ulëta.

Kontraktorët kanë bërë shpërndarjen e kripës dhe pastrimin e të gjitha akseve. Në akset Korçë-Qafë Qarri, Korçë-Dardhë, Voskop-Voskopojë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Vazhdon puna me mjete borë pastruese.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

 

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV