“Moti ekstrem deri të premten”/ Balluku: Të gjitha akset janë të kalueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, nga aksi Tiranë-Elbasan ka folur në lidhje me problematikat që janë krijuar në akset kryesore në vend për shkak të motit të keq.

Balluku tha se të gjitha akset nacionale kombëtare janë të aksesueshme, ndërkohë që në disa prej tyre kërkohet përdorimi i gomave të dimrit dhe zinxhirëve.

‘Të gjitha akset nacionale kombëtare janë të aksesueshme disa kërkojë që të përdoren gomat e dimrit apo zinxhirët. Duhet kuptuar se Shqipëria ndodhet në një situatë të motit ekstrem, e kemi thënë edhe dje.

Kemi bërë ndalimin e automjeteve të tonazhit të rëndë pas orë 8 të mbrëmjes deri në të hënën në orën 8 pasi kemi parë që disa nga këto automjete kanë qenë arsyeja kryesore e bllokimit të akseve.

Shteti ka qenë në këmbë, të gjithë kanë qenë në krye të detyrës që nga momente e para të kësaj stuhie. Vend për kritika ka gjithmonë dhe duhet ditur puna dhe kontributi i atyre që janë në terren.

Ministrja Balluku tha se nuk është koha për politikë, ndërkohë që u përgjigj edhe në lidhje me bllokimin e aksit Milot-Lezhë mbrëmjen e kaluar. Balluku theksoi se shkak është bërë stuhia, pasi drejtuesit e automjeteve nuk kishin shikueshmëri dhe nuk vazhdonin dot rrugë.

‘Nuk është koha për të bërë politike, ne jemi marrë me qytetarët dhe i kemi kontaktuar. Nuk ka qenë i zënë aksi i Milot-Lezhë për shkak të borës, por për shkak të stuhisë, pasi drejtuesit e automjeteve nuk kishin shikueshmëri dhe nuk vazhdonin dot rrugë. Borëpastrueset kanë qenë aty që nga momenti i parë dhe problematika ka qenë nga mjetet e tonazhit të rëndë të cilat ishin prishur.

Lexo edhe :  Vajza e Ismail Kadaresë publikon foton e rrallë me të atin, mesazhi i ndjerë

Është shumë e turpshme që zoti Bushati ka bërë një prononcim të tmerrshëm ku përmendte me urrejtje, sesi njerëzit mund të bëhen vrasës, është e turpshme që të arrish në këtë pikë, ku të gjithë po bëjmë detyrën të bësh thirrje për detyrën.

Nuk e di se kush e pasur më të vështirë mbrëmë, se ato burrat që hapën rrugën apo ai që po rrinte në automjet duke pritur radhën. Kjo nuk është një situatë normale është një situatë e motit ekstrem ku pritet që të zgjasë deri të premten dhe pritet që temperaturat të arrijnë deri në -24 gradë celsius.- tha Balluku.

Të fundit

Omerta, mit apo realitet?/ A mundet mafia të ekzistojë pa ‘kodin e heshtjes’?

Në ruajtje të anonimatit, Toto, siciliani që shoqëron gazetarin Sokol Balla, në udhëtimin përgjatë Corleones, flet edhe për kodin...

Kush po i mbron kriminelët? Vetting zbulon rolin e kreut të Prokurorisë së Lezhës

EMISIONI VETTING “Mbrojtja” e kriminelëve kundra Policisë së Shtetit Vitet e fundit Lezha ka qenë nën ndikimin e grupeve kriminale, të cilat kanë ndikuar në trajektoren...

Berati qarku pa vrasje në 2024, Proda lë porositë për zgjedhjet e 11 majit

Drejtori i Përgjithshëm i policisë ishte sot në Drejtorinë e policisë së Beratit për analizën vjetore. Kërkon zbardhjen e ngjarjeve të vjetra. Kujdes me...

7 erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar…

Zbuloni erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar dhe nxisin mushkëritë e shëndetshme! Nenexhiku Përbërësi kryesor i nenexhikut është mentoli, i cili relakson muskujt...

Vrasja e 38-vjeçarit që dogji Kuranin/ Arrestohen 5 persona

Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se vrasja e një aktivisti anti-islamik vetëm disa orë përpara se një vendim gjyqi do të duhej të enjten...

Lajme të tjera

Web TV