Dolën pa maskë dhe thyen rregullat anti-Covid, gjobiten 2673 qytetarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka gjobitur gjatë orëve të fundit 2673 qytetarë, pasi janë konstatuar se nuk kanë zbatuar masat e marra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 2594 u ndëshkuan për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.

Ndërsa, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me masë administrative 331 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse, si dhe kanë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, 63 drejtues mjetesh që qarkullonin pa autorizimin përkatës pas orës 20:00.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 17 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë. Janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, 6 administratorë subjektesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 73 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00, pa ndonjë arsye të domosdoshme

 

Të fundit

Ditë zie kombëtare, PS ndërpret fushatën për të respektuar funeralin e Papës

Këshilli i Ministrave ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut me një vendim...

David Selenicasi, kryemjeshtri i ikonografisë që përdori artin si mjet rezistence

Nga Leonard Veizi Ai është i shquar me artin e tij po aq sa dhe Onufri i famshëm. Dhe ndoshta po aq sa Onufri e...

HOMAZH NDAJ PAPA FRANÇESKUT

 Pastor evangelicus» (bariu sipas ungjillit) Dom Lorenzo Rossetti Referues në Akademinë teologjike papnore-Romë Mënyra më e mirë për të nderuar papa Françeskun që kaloi në amshim më...

Sot ditë zie kombëtare, Rama publikon videon: Papë dhe mik i jashtëzakonshëm

Qeveria shqiptare ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta më 21 prill në...

Presidenti Trump: Rusia dhe Ukraina janë shumë afër një marrëveshje paqeje

Presidenti amerikan Donald Trump tha se, pas kontakteve konstruktive të premten, janë rënë dakord për shumicën e pikave kyçe të planit për t’i dhënë...

Lajme të tjera

Web TV